LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nuk do të lejoj një ‘peder’, një gazetar i kotë dhe disa kriminelë të rrëzojnë Qeverinë

Zaev: Nuk do të lejoj një ‘peder’, një gazetar i kotë dhe disa kriminelë të rrëzojnë Qeverinë

Kryeministri Zoran Zaev duke komentuar rastin ‘Haraçi’ tha se nuk do të lejojë që dikush të përfshijë atë në rastin ‘Haraçi.

Zaev beson në proces transparent dhe mohon secilin spekulim për përfshirje të tij në rastin ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Mileski, njofton Telegrafi Maqedoni.


Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Zaev përmendi edhe fjalën ‘peder’ duke kërkuar falje komunitetit LGBT.

“Spekulimet që shkojnë deri atje, duke tentuar që dikush të më përfshijë mua, edhe një herë e them. Unë jam Zoran Zaev, erdha këtu falë votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, për shtet të së drejtës dhe për vend normal. Unë jam normal dhe vazhdoj të luftoj deri në fund. Natyrisht, nuk do të lejoj disa kriminelë, një gazetar i kotë dhe kërkoj falje nga bashkësia LGBT, një ‘peder’, të më rrëzojnë nga Qeveria. Do të luftojmë deri në fund, dhe secili do të ndërmerr përgjegjësi”, tha Zaev.

Zaev më vonë, pas reagimeve në opinion nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ tha se për bashkësinë LGBTI ka shumë respekt dhe për këtë shkak para se të përdor fjalën ‘peder’ ka kërkuar falje.

Ai kërkoi falje edhe njëherë ndaj bashkësisë LGBTI duke thënë se do të luftojë për të drejtat e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori