LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson një telefon që ka bateri me material special, që mbushet shumë shpejtë

Samsung lanson një telefon që ka bateri me material special, që mbushet shumë shpejtë

Inxhinierët në Samsung, për një kohë të gjatë janë duke punuar në baterinë e telefonit të zgjuar, që mbushet për një kohë shumë të shpejtë, që mund të lansohet gjatë vitit që vjen.

Burime pranë kompanisë, kanë bërë të ditur, se së paku një telefon i ri, do ta ketë këtë material special dhe do të lansohet më 2020 ose 2021, transmeton Telegrafi.

Ky material quhet grafinë dhe është një formë e karbonit, me mundësi të krijojnë teknologji baterie, që mund t’i zëvendësojë bateritë me jone litiumi.


Për një kohë të gjatë, Samsung është duke punuar në bateritë me grafinë, derisa gjatë vitit 2017, ishte paralajmëruar një bateri e quajtur top grafine.

Me këtë material, bateria mbushet pesë herë më shpejtë se ato që punojnë me litium, si dhe zgjatë për një kohë shumë më të gjatë.

Derisa burimet pretendojnë të jetë një lajm i vërtetë, Samsung nuk ka treguar asgjë për këtë lloj baterie, që do ishte shumë e mirë. /Telegrafi/