Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të pandehurit me inicialet A.B nga fshati Korishë, që ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor”, njofton gjykata.
Sipas njoftimit masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.08.2019, nga ora 02:45, dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2019.
“Më datë 09.08.2019, rreth orës 01.05, në fshatin Korishë – Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri me iniciale A.B. kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, saktësisht ndaj të dëmtuarës – vajzës së tij. Pas një mosmarrëveshje familjare e sulmon fizikisht të dëmtuarën, ku edhe i shkakton lëndime trupore, lëndime këto të përshkruar në raportin mjekësor. Pasi që kryerësi i kësaj vepre penale ka të regjistruar edhe incidente kriminale të kësaj natyre, tregon rrezikun e përsëritjes së veprës penale, andaj gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në raport./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City