LAJMI I FUNDIT:

Lile Stefanova sot rrëfehet në Prokurori për rastin “Haraçi”

Lile Stefanova sot rrëfehet në Prokurori për rastin “Haraçi”

Prokurorja e PSP-së Lile Stefanova, e cila e udhëheq lëndën “Perandoria”, sot në Prokurorinë Publike duhet të rrëfehet për rastin e fundit “Haraçi”.

Stefanova dhe shefja e saj në PSP Katica Janeva ishin përmendur në bisedat e incizuara dhe videot të cilat i publikoi gazeta italiane “La Verita”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroria Publike deri më tani nuk zbulojnë se a do të thirret dhe kur prokurorja speciale publike Katica Janeva.


Prokurorja Lile Stefanova pas publikimit të videos në të cilën ishte përmendur nga biznesmeni Jordan Kamçev i cili është i akuzuar në “Perandoria”, në një deklaratë me shkrim deri te mediat i mohon pohimet e tij, duke i vlerësuar si përpjekje që ta diskreditojnë si prokurore.

“Tërësisht është i pavërtetë rrëfimi i të dyshuarit Jordan Kamçev në incizimin e publikuar në të cilën kishte lejuar që ta përdorë emrin tim. Vlerësoj se qëllimi i këtij prononcimi është që të më diskreditojë si prokurore, e cila e udhëheq procedurën kundër tij, veçanërisht që e ka incizuar bisedën me personin Bojan Jovanovski”, theksoi Stefanova.

Ajo tregoi gatishmëri që të bashkëpunojë me Prokurorinë për krim të organizuar që tërësisht të zbardhet i gjithë rasti “Haraçi”.

Dje, në Prokurorinë Publike ishte thirr për rastin “Reket” që të rrëfehet prokurorja Elizabeta Josifovska nga Prokuroria Speciale Publike.

Hetimin për “Haraçi” në Prokurorinë Publike e udhëheq shefja e krimit të organizuar Villma Ruskoska./Telegrafi/