LAJMI I FUNDIT:

Lyra Xhoci publikon imazhe të fejesës: Një ditë, unë do të vrapoj përsëri tek ti

Lyra Xhoci publikon imazhe të fejesës: Një ditë, unë do të vrapoj përsëri tek ti

Ajo është njëra ndër aktoret më të pëlqyera të publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për artisten Lyra Xhocin, e cila u bë e njohur nga seriali vendor “Kafeneja Jonë”, me ç’rast arriti t’i fitojë zemrat e publikut.

Zeshkania së fundi i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me të dashurin që ka vite që është në një romancë.


Bukuroshja gjatë ditës së sotme ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ka lënë edhe një mesazh.

“Ndoshta një ditë, unë do të vrapoj përsëri tek ti. Ndoshta një ditë, ne do të jemi gati. Do të jemi dy njerëz që do të marrim rrugën e duhur, ku u larguam dhe do të jemi të lumtur. Ndoshta një ditë, diku përtej rrugës, në shi, unë do të buzëqesh me ty nga larg dhe t’i do të ma kthen menjëherë buzëqeshjen. Dhe ne thjesht do ta dimë .. si të kthehemi në shtëpi pas një udhëtimi të gjatë larg. Si për të parë mikun tuaj më të mirë për herë të parë, në një kohë të gjatë, pas një jete të qetë. Ndoshta një ditë ne thjesht do ta dimë. Do ta ndjejmë thjesht. Dhe këtë herë, ne do të jemi mjaft të mirë për ta bërë atë të funksionojë. Mjaft e mirë për të qëndruar. Ndoshta ajo ditë, është sot!!!”, ka shkruar ndër të tjerash Lyra.

Aktorja Lyra Xhoci publikon fotografitë e propozimit për fejesë nga i dashuri i saj
Lexo po ashtu Aktorja Lyra Xhoci publikon fotografitë e propozimit për fejesë nga i dashuri i saj

Ndryshe, Xhoci ka kohë që është larguar jashtë vendit dhe po jeton e vepron në shtetin kanadez. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B1EQhEdg4LQ/