LAJMI I FUNDIT:

Pjesët e aeroplanit norvegjez bien si një “shi plumbash” në një zonë banimi në Romë

Pjesët e aeroplanit norvegjez bien si një “shi plumbash” në një zonë banimi në Romë

Pjesët metalike të Boeing 787, të kompanisë norvegjeze Norwegian, të cilat u shkëputën nga avioni menjëherë pas ngritjes, ranë si një “shi plumbash” në zonën e banuar.

Qytetarët që jetojnë në një vendbanim në afërsi të Aeroportit ‘Leonardo da Vinci’ të Fiumicino të Romës u goditën të shtunën nga pjesë më të vogla metalike prej 20 centimetrash.

Një banor tha se gjithçka dukej si një stuhi çeliku dhe metali dhe se ai iku në shtëpi për shkak të saj.


Në zonën Isola Sakra, e vendosur në jug të qytetit dhe aeroportit, u dëmtuan një duzinë makina dhe shtëpi dhe një person raportoi djegie të vogla.

Një hetim zyrtar është nisur për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin, dhe dihet për momentin që piloti ka braktisur rrugën e planifikuar për Los Anxhelos, duke u kthyer në aeroportin e Romës.

Pjesët besohet të kenë rënë nga motori i majtë i aeroplanit, por ende nuk dihet se cila ishte prishja dhe nëse 298 pasagjerë në aeroplan ishin në rrezik.

Një zëdhënëse e kompanisë Norwegian tha se kishte “indikacione të një dështimi teknik” dhe shtoi se aeroplani kishte zbritur në mënyrë të sigurt.

Kryetari i Bashkisë Fiumicino, Esterino Montino shkroi në Facebook se incidenti ka ndodhur në orën 16.40 të mëngjesit sipas kohës lokale, pasi avioni ishte prishur dhe se pjesët metalike ranë me shpejtësi të madhe në tokë.

“Ato gjatë rënies goditën makina të parkuara, kopshte , objekte të tjera dhe i dëmtuan”, tha Montino, duke shtuar se oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe përfaqësuesit e mbrojtjes civile dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në trend Botë

Më shumë
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës

Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës

Botë
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Botë
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori