LAJMI I FUNDIT:

Flakët pushtojnë Gran Canarian, evakuohen njëmijë njerëz

Flakët pushtojnë Gran Canarian, evakuohen njëmijë njerëz

“Rreth 1.000 njerëz nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi në Gran Canaria të dielën, pasi disa zona u evakuuan nga një zjarr i gjerë i përhapur në Parkun Kombëtar dhe një zone të popullarizuar nga pushuesit në ishullin Spanjoll”, thanë shërbimet e urgjencës.

Zjarrfikësit përdorën aeroplanët dhe helikopterët për të luftuar flakët e ashpra rreth 20 milje larg Las Palmas. “Zjarri përbën një kërcënim për disa qytete si dhe parkun kombëtar Tamadaba në perëndim të ishullit”, thanë autoritetet në Twitter.


Dëshmitarja Carla Rodriguez e përshkroi skenën si “një nga imazhet më të dhimbshme që kam parë në jetën time”.

Rodriguez po shkonte në Juncalillo me disa miq në një festival lokal.

“Herën e parë kur pashë zjarrin ne po arrinim devijimin drejt Juncalillo dhe e kuptova se sa afër ishte. Unë nuk e prisja atë, pasi kisha lexuar se ishte nën kontroll në zona të ndryshme,” i tha Rodriguez Reuters.

“Por pas festës, kur u kthyem, pamë  se sa zjarri kishte përparuar dhe dalë jashtë kontrollit. Ishte shkatërruese. Më dolën lotët pasi që unë e dua natyrën dhe duke parë se digjej në atë mënyrë ishte mjaft shqetësuese“. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori