LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Kulturës: Ndërrimi i Qeverisë nuk e dëmton këtë Ministri

Ministri i Kulturës: Ndërrimi i Qeverisë nuk e dëmton këtë Ministri
Foto: Arkiv

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), është duke hartuar 13 projektligje, por që nuk janë proceduar ende për në Qeveri.

Ministri në detyrë Kujtim Gashi tha se legjislaturën e re të Kuvendit do ta gjejë me një gamë të madhe të ligjeve të cilat janë përgatitur.

“Tashmë jemi duke punuar për një kornizë të re ku janë diku 13 ligje që po punohen aktualisht në MKRS, por që nuk janë proceduar ende në Qeveri dhe besoj se Qeveria e re dhe legjislatura e re e Kuvendit do ta gjejë MKRS-në me një gamë të madhe të ligjeve të cilat janë përgatitur”.


“Ligji për Teatro që do t’u mundësoj gjithë aktorëve të komunave të jenë pjesë e listës së pagave dhe të jenë punëtorë të rregullt të MKRS-së sepse kanë qenë në gjendje të keqe dhe tashmë janë të realizuara dhe shumë ligje tjera si Ligji për Rini që po ashtu i jep mbështetje dhe avancim të madh të rinjve në Kosovë duke ua mundësuar punën vullnetare ta njeh si përvojë pune”, tha ai për EO.

Gashi thotë se ka arritur të kaloj më së shumti ligje në Kuvendin e Kosovës. Vetëm me një seancë thotë ai kanë arritur që të kalojnë gjashtë ligje.

“Ne e kemi një kornizë të mirë, një fond jashtëzakonisht të madh të akteve ligjore dhe nënligjore të cilat i kemi kaluar në Qeverinë e Kosovës dhe të cilat nuk kanë shkuar deri Kuvend dhe disa tjera që nuk kanë kaluar në Kuvend, për në një seancë i kemi kaluar 6 ligje që janë harmonizuar me ligjin për Kundërvajtje, kemi pas një numër të madh të ligjeve dhe jemi nga ministritë që kemi pasur më shumë ligje në Kuvendin e Kosovës të cilat i kemi kaluar”, tha Gashi.

Sipas tij, ndërrimi i Qeverisë dhe shpërndarja e Kuvendit nuk dëmton aspak këtë ministri.

“Ministrinë tonë nuk e gjejmë keq edhe në momentin kur bëhet ndryshimi i Qeverisë dhe Kuvendit, pra në kuptimin e shtyrjes kemi qenë jashtëzakonisht mirë dhe jemi në një fazë që të kemi një kornizë të madhe të ligjeve të gatshme”, shtoi Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Lajme
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas për vdekje shoferin e kamionit

Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas për vdekje shoferin e kamionit

Lajme
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Kalo në kategori