LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqin po e akuzojnë se urdhëroi ushtarët të rrahin popullin

Vuçiqin po e akuzojnë se urdhëroi ushtarët të rrahin popullin

Aleanca për Serbinë (SZS) tha sot se presidenti Aleksandar Vuçiq kishte urdhëruar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë të rrahin popullin, duke u përleshur me ta gjatë protestës “Një në pesë milionë” të shtunën para Presidencës.

“Aleksandar Vuçiq gënjen me paturpësi se u informua për gjithçka vetëm pas mesnatës – disa orë pas ngjarjes së turpshme. Dhe ushtarët u abuzuan. Vuçiq i poshtëroi ata, duke i punësuar të rrahin popullin e tyre dhe në këtë mënyrë i uli në nivelin e falangës së tifozëve të tij”, tha Aleanca për Serbinë në një deklaratë.


Aleanca theksoi se Serbia është bërë një fuçi baruti dhe se Vuçiq është përgjegjës për të gjitha konfliktet civile që tronditin Serbinë.

“Vetëqeverisja e tillë duhet të vihet në rrugë të mbarë. Mund të dalim nga kaosi politik vetëm me zgjedhje të drejta. Për të mundësuar këtë, duhet të përmbushen kërkesat precize dhe të qarta që kemi përshkruar, të cilat janë të përfshira në raportin e ekipit të ekspertëve të protestave “1 nga 5 milionë”, shton deklarata.

Gjatë protestës “Një nga pesë milionë” të shtunën erdhi deri te një incident kur një nga organizatorët e protestës, Srdjan Markoviq, u sulmua, transmeton KP.

Markoviq tha sot se incidenti përfshinte jo vetëm anëtarët e njësisë ‘Kobra’ të Ushtrisë serbe, por edhe sigurinë private, dhe i kërkoi ushtrisë që të njoftojë se kush ishte oficeri i detyrës të shtunën mbrëma dhe kush urdhëroi rrahjen brutale.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori