Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon që britanikët të dalin me çdo kusht nga BE, le të kushtojë sa të dojë. Motoja e tij: “luftë ose fundosje” nuk parashikon kompromise me Bashkimin Europian.
“Më gjeni gjithë verën”. Kështu shkroi Michel Barnier, kryenegociuesi i BE për Brexit në një E-mail për qeveritë e BE, madje në ditën, që filloi detyrën kryeministri i ri britanik, Boris Johnson.
Barnier i bëri një ofertë për bisedime qeverisë së re në Londër. Por deri më tani kryenegociatori nuk ka takuar askënd nga shtabi i ri në Downing Street Nr. 10.
Negociata të reja për marrëveshjen 600 faqëshe të mbyllur ndërkohë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Michel Barnier i ka përjashtuar që nga fillimi. “Tani duhet të jemi të qetë dhe solidarë”, ka thënë Barnier.
Kërkesat bombastike nga Boris Johnson, si heqja e “Back stop”-it irlandez, diplomati francez i hodhi poshtë si “të papranueshme”. Me “back-stop” kërkohet të pengohet, që mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore të ngrihet sërish kufiri i BE me kontrolle doganore, kjo për sa kohë derisa palët të kenë gjetur një zgjidhje më të mirë.
Mesazhi i thjeshtë: Jashtë
Vizitori i vetëm nga Londra, që ka shkuar në Bruksel që nga ndërrimi i qeverisë është funksionari britanik, David Frost. Ai është i ngarkuari i posaçëm i kryeministrit për Brexit. Komisionit Europian dhe diplomatëve të BE ai u shpjegoi, se Britania e Madhe do të largohet pa mëdyshje nga BE më 31 tetor edhe pa një marrëveshje.
Si kusht për bisedime të reja me BE, Frost përmendi heqjen e “Back-stop-it jo demokratik”. Këtë kërkesë e kanë hedhur poshtë si BE ashtu edhe kryeministri irlandez, Leo Varadkar. Diplomatët nga BE, thanë se Davis Frost nuk ka sjellë asnjë alternativë për heqjen e Back stop-it. As tema të tjera, për të cilat Johnson do të negocionte në rast të një raundi të ri nuk janë përmendur. Para ngjitjes në postin e kryeministrit, Johnson ka thënë, se ai do donte t’i ruante pjesët e mira të marrëveshjes dhe të ndryshonte pjesën tjetër. “Ne mund të fluturojmë në hënë, pra mund t’ia dalim të organizojmë edhe këtë kufirin me Irlandën”, tha ai.
Brexit i ashpër me shumë gjasa
Sipas pikëpamjes së Brukselit, Boris Johnson po merr drejtimin e një Brexit pa marrëveshje, pa afate kalimtare, pa paguar llogaritë e hapura me BE, pa një përfytyrim për marrëdhëniet e ardhshme me BE. Vërtet që kryeministri i ri britanik deklaron, se Brexit i “ashpër” nuk është objektivi i tij, por nëse më 31 tetor nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Britania e Madhe largohet edhe pa marrëveshje.
Ministrat në kabinetin britanik vazhdojnë ndërkohë me fajësimet. Michel Gove, ministër për përgatitjen e Brexit është shprehur për BBC, se “kemi nevojë për një raund të ri. Ne jemi gati të përballemi me BE. Por për mometin, duket se BE nuk ka interes për këtë. Ata thonë thjesht Jo. Kjo është e gabuar, e trishtë dhe jo në interesin europian.” Michel Barnier nga ana e tij këmbëngul, se as BE nuk e dëshiron një Brexit pa marrëveshje. Marrëveshja me BE nga ana tjetër është rrëzuar 3 herë nga parlamenti britanik.
Votë mosbesimi në Dhomën e Ulët?
Për shkak se qeveria e Boris Johnson po ecën drejt Brexitit pa marrëveshje, megjithë paralajmërimet e shoqatave ekonomike dhe Bankës së Anglisë, kundërshtarët duan që ta përdorin parlamentin e përçarë për të ndalur Johnsonin. Koalicioni i konservatorëve dhe partisë irlandezoveriore, DUP ka aty vetëm një mazhorancë të vogël me një votë.
Në javën e parë të shtatorit, opozita laburiste mund të provojë një mocion mosbesimi kundër kryeministrit. Në rast se Johnson nuk e kalon mocionin, atëherë qeveria ka 14 ditë kohë për të siguruar mazhorancën. Kur nuk arrihet të krijohet një mazorancë e re, kryeministri duhet të japë një datë për zgjedhje të reja brenda 25 ditësh.
Por mbetet e diskutueshme, nëse Boris Johnson mund të detyrohet, të japë dorëheqjen në këtë kohë. Ligji zgjedhor i vitit 2011 nuk është i formuluar qartë për këtë, dhe nuk është praktikuar asnjëherë. Kryeministri mund t’i zhvendoste zgjedhjet edhe në nëntor. Brexiti më 31 tetor do të ishte bërë atëherë realitet. Të vetmin vendim që Dhoma e Ulët arriti të marrë në pranverë ishte ai i mosdaljes nga BE pa marrëveshje.
Nga ana tjetër në fuqi është ligji që parashikon Brexitin automatikisht më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Parlamenti do të kishte mundësinë të ndryshonte këtë rregullore, por vetëm nëse e detyron qeverinë të vendosë në rend të ditës këtë ligj.
” Peter Sloman, politolog nga Universiteti i Cambridge-it thotë se parlamenti mund të udhëzojë kryeministrin të kërkojë zgjatje të afatit. “Por nëse Boris Johnson do t’i qëndronte kësaj është me pikëpyetje”.
Kështu Boris Johnson është në një pozicion komod. Nëse nuk ndërmerr asgjë, Brexit vjen edhe pa marrëveshje. Teorikisht kryeministrin mund ta shkarkojë edhe mbretëresha, por kjo do të thyente traditën që monarkia nuk përzihet në politikën e përditshme, e prandaj konsiderohet e pamundur.
Edhe spekulimi se BE mund të ndryshojë qëndrim në momentin e fundit nuk është shumë i qëndrueshëm. “Për këtë lojë jemi përgatitur”, thonë diplomatët francezë në Paris. “Ne nuk do t’i humbasim nervat të parët.
” Ndërkohë që shumë konservatorë britanikë duan më në fund të dalin nga BE, le të kushtojë sa të dojë, e argumentet ekonomikë e racionalë nuk luajnë ndonjë rol të madh në këtë pikë./dw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A