LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në parajsë: Brenda “ishullit të vdekjes” në Tajlandë

Vrasje në parajsë: Brenda “ishullit të vdekjes” në Tajlandë

Kur mendojmë për ishujt në Tajlandë, ajo që na bie në mendje janë imazhet e plazheve ekzotike, bimësisë së harlisur dhe ujit të pastër si kristali.

Një nga pikat e nxehta turistike në botë, Tajlanda është bërë një destinacion i popullarizuar.

Por jo të gjithë ishujt Thai janë njëlloj. Në veçanti, Koh Tao, u quajt “ishulli i vdekjes” i Tajlandës për një arsye shumë të errët.

Vitet e fundit, shumë turistë kanë paguar çmimin përfundimtar për të vizituar ishullin  – ata kanë humbur jetën e tyre.

Ne po ju japim vetëm një liste të shkurtër të turistëve që kanë gjetur vdekjen në këtë ishull.

Por çfarë mund të shkojë keq në parajsë? Shikoni fotot për ta zbuluar.

Bernd Grotsch, 2018 -Trupi i turistit gjerman Bernd Grotsch u gjet në xhungël. Ai dyshohet se vdiq nga pickimi i një gjarpri.
Elise Dallemagne, 2017 – Në vitin 2017, 30-vjeçarja, Elise Dallemagne nga Belgjika u gjet e vdekur në ishull. Trupi i saj u gjet gjysmë i ngrënë nga hardhucat. Hetimi policor konkludoi se ishte vetëvrasje.
Valentina Novozhyonova, 2017 – Rusja Valentina Novozhyonova, 23 vjeç, u zhduk nga bujtina, duke lënë pas gjërat e saj. Thuhet se shkoi për zhytje. Policia beson se ajo u mbyt në det.
Luke Miller, 2016 – BritanikU Luke Miller, 26 vjeç, u gjet i vdekur në një pishinë në Bar Sunset në Sairee Beach. Hetimi arriti në përfundimin se ai nuk ishte vrarë, por familja e tij beson ndryshe.
Dimitri Povse, 2015 – Trupi i Dimitri Povse u gjet i varur në dhomën e tij në ditën e Vitit të Ri. Policia tha se është vetëvrasje, edhe pse turisti francez u gjet me duart e lidhura pas shpinës.
Nick Pearson, 2014 – Turisti 25-vjeçar britanik u gjet në det. Policia dyshoi se ai kishte rënë nga një lartësi prej 15 m dhe aksidentalisht ishte mbytur.
Hannah Witheridge dhe David Miller, 2014 – Ky rast tërhoqi vëmendjen e medieve në të gjithë botën. Britanikja Hannah Witheridge, 23 vjeç dhe i dashuri i saj David Miller, 24 vjeç, u gjetën të vdekur. Ata u vranë brutalisht në Sairee Beach në shtator 2014.

/TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje

Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje

Evropa
Pas dy vjetësh si rob lufte në qelitë ruse - Roman Gorylyk në gjendje të rëndë fizike

Pas dy vjetësh si rob lufte në qelitë ruse - Roman Gorylyk në gjendje të rëndë fizike

Evropa
Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Evropa
Arabia Saudite lëshoi ​​një paralajmërim për pelegrinët: Përgatituni për nxehtësinë ekstreme

Arabia Saudite lëshoi ​​një paralajmërim për pelegrinët: Përgatituni për nxehtësinë ekstreme

Azia
Sllovenia e njohu Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran

Sllovenia e njohu Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran

Sllovenia
Ka 25 vjet që po pret të anëtarësohet - Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Ka 25 vjet që po pret të anëtarësohet - Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Turqia
Kalo në kategori