LAJMI I FUNDIT:

Fshati fantazmë i Moldavisë, aty jeton vetëm një burrë – mbeti i vetmuar kur dy fqinjët e vetëm iu vranë

Fshati fantazmë i Moldavisë, aty jeton vetëm një burrë – mbeti i vetmuar kur dy fqinjët e vetëm iu vranë

Në Dobrushë të Moldavisë, 30 vite më parë kanë jetuar 200 persona, e në fillim të këtij viti janë regjistruar vetëm tre, kurse tani ka mbetur vetëm një.

Fermeri Grisha Muntean, 65-vjeç, ka mbetur në fshat pas vrasjes se dy fqinjëve të cilët i kishte “gjithçka”, pasi vetëm këta tre kishin mbetur, transmeton Telegrafi.


“Vetmia ju mbyt”, thotë ky fermer me mustaqe i cili nga kjo frikë e vetmisë ka vendosur të jetoj me dy mace, pesë qentë, 15 rosa, 42 pula dhe rreth 50 pëllumba dhe mijëra bletë.

Banorët e tjerë ose kanë vdekur ose janë shpërngulur në qytete të mëdha të Moldavisë, apo kanë emigruar në Rusi ose në pjesë tjera të Evropës.

E shtëpitë që i kanë braktisur fqinjët e tij i ka “gëlltitur” natyra, ku në këtë fshat dikur ishin rreth 50. Por, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, vendet si Dobrusha janë zbrazur, kurse imazhi i këtij fshati është shpërndarë në mbarë Evropën Lindore.

Në fshat tani mund të shihen vetëm kulmet e shtëpive që shihen nga larg, por aty është edhe një shteg për këmbësorë që lidh me rrugët e asfaltuara. Aty janë zhdukur edhe varrezat që i ka “gëlltitur” atyre.

“Kur punoj, flas me drunjtë. Me zogjtë, kafshët dhe veglat e punës. Nuk e kam dikë tjetër me të cilin do të mund të flisja”, ka shtuar ai.

E deri në shkurt të këtij viti, atij i kishin bërë shoqëri Gena dhe Lida Lozinski, një çift rreth të 40-ve që ka jetuar në fund të rrugës së fshatit.

Ata të paktën bisedonin çdo ditë në telefon, kurse çifti e ndihmonin Muntanin të kujdeset për shtëpinë, derisa vezët që i bënin pulat dhe perimet e mbjella i shiste në tregun e një fshati tjetër.

Megjithatë një fundjavë ata nuk iu përgjigjen telefonave të tij, kurse ai mendonte se ka mundur t’ju ketë bërë diçka të keqe që mund t’ju ketë penguar.

E pasi që për ditë të tëra nuk ishin paraqitur, kryeplaku i një fshati tjetër kishte shkuar në shtëpinë e dyshes ku kishte parë në oborr lopën që nuk ishte mjel për ditë të tëra, e brenda dhomës edhe dyshen gjysmë lakuriq të mbuluar në gjak.

Kurse hetimet kanë konstatuar se ata ishin vrarë nga një punëtor i dehur, e gjashtë muaj pas vrasje pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar. Kështu Muntean është i mbijetuari  i vetëm në këtë fshat i cili qysh në shekullin e 19-të ishte i banuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori