LAJMI I FUNDIT:

Banorët që po braktisin Prishtinën e Prizrenin për t’iu kthyer jetës në Buzhalë të Suharekës

Banorët që po braktisin Prishtinën e Prizrenin për t’iu kthyer jetës në Buzhalë të Suharekës

Buzhala i takon fshatit Budakovë të Suharekës, e cila po vizitohet nga një numër i madh turistësh.

Buzhala, një lagje e vogël, tashmë është shndërruar në vend turistik, për shkak të bukurive që posedon.

Njëri ndër banorët e kësaj lagjeje është Hamit Buzhala, i cili ka thënë se ky vend mbetët një prej më të frekuentuarve të Komunës së Suharekës.


“Jemi lagje e Budakovës. Peizazhi është shumë i mirë. Dita ditës po bëhet më mirë. Po mundohem që mërgimtarët t’i shërbejmë me produkte bio. Kanë filluar njerëzit të vetëdijesohen dhe pos shtohen turistët. Njerëzit po u largohen qyteteve…Vikendeve ka më shumë njerëz që frekuentojnë këtë vend”, shprehet për RTV Dukagjinin, banori Hamit Buzhala.

Ndonëse me një shpërngulje të madhe të banorëve dikur, ata dita-ditës po kthehen në vendlindjen e tyre, raporton Telegrafi.

Peizazhi mahnitës, ajri i freskët me vilat e ndërtuara, Buzhala është shndërruar në lagjen më të kërkuar.

Banori Milazim Buzhala, ka thënë se zhurma e njerëzve që krijohet gjatë vikendeve krijon një gjallëri të pa përshkrueshme.

“Kur kam lindur unë kanë qenë vetëm 13 shtëpi, kurse tash janë 80 shtëpi. Mirëpo në të kaluarën një shtëpi ka pasur 47 banorë, ndërsa sot 20 shtëpi nuk i kanë ata banorë. Kemi fatin që brenda tri viteve janë kthyer katër shtëpi, por besoj se brenda disa viteve do të kthehen edhe shumë  banorë që i kanë lënë shtëpitë para 60 viteve. Argument për këtë janë banorët që lënë shtëpitë në Suharek, Prizren e Prishtinë e vijnë e jetojnë këtu. Përpos natyrës edhe harmonia mes njerëzve në këtë vend është shumë e mirë”, thotë Milazim Buzhala.

Mes shtigjeve të këtij të këtij vendi mund të përjetosh një aventurë të paharruar.

Hamit Buzhala, ka thënë se pjerrtësia e bjeshkëve e malet e larta e bëjnë këtë vend edhe më magjepsës dhe unik. /RTV Dukagjini/Telegrafi/