Në Elbasan deri vonë kanë ekzistuar një sërë repartesh ushtarake shumë të rëndësishme për të gjithë Shqipërinë. Por me kalimin e viteve sot aty shikon një gërmadhë që vizitohet shpesh nga narkomanët.
Dikur një kurorë e rrethuar me reparte ushtarake. Kurse sot një strehë për narkomanët. Një gërmadhë, shiringa droge e plehra.
Behët fjalë për kodrat e Elbasanit. Ishte një mburojë e rëndësishme edhe për kryeqytetin. Aty ishte komanda të rëndësishme, brigade tankesh, reparte të artilerisë së rëndë, reparte të xhenios, të kimisë, komanda mbështetëse, depo të rëndësishme municionesh e pajisjesh luftarake. Në kufi me Cërrikun ishte edhe një pistë avionësh. Reparti dhe komanda në Krastë ishin nga më të rëndësishmet. Ajo rezistoi deri vonë, edhe pas ndryshimeve demokratike në vend.
Në 1997, aty u vendosën forcat franceze dhe daneze në kuadër të operacionit “Alba”. Ishte funksionale edhe pas largimit të tyre. Por kjo qytezë ushtarake me pas e humbi rëndësinë edhe për shkak të reformave që ndodhën tek Forcat e Armatosura.
Ka patur disa projekte për transformimin e saj si një qendër e rëndësishme për Elbasanin. Në fillim u mendua të ngrihej një stadium, qendra rinore dhe sportive. Më pas u hodh ideja e ngritjes së një qendre spitalore madje dhe me pistë helikopteresh deri kur ne vitin 2011 ku me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Në të njëjtin vendim citohet se sipas planvendosjes të hiqen nga lista e inventarit të pronave paluajtshme shtetërore dhe se dorëzimi i mjediseve dhe truallit funksional i këtyre pronave do të bëhej pas transferimit të Komandës së Mbështetjes Rajonale dhe pas heqjes së materialeve e të pajisjeve të Forcave të Armatosura. Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronave të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, t’i tjetërsojë ose t’ia japë në përdorim të tretëve.
Kanë kaluar 8 vjet nga ajo kohë dhe asgjë nuk bë. Reparti ushtarak në Krastë të Elbasanit u kthye në një gërmadhë madje edhe në një problem shqetësues për komunitetin. Edhe pse ekzistojnë vendime dhe akte ligjore për transformimin e saj në një destinacion të rëndësishëm për qytetin, ende nuk dihet se ku ka mbetur dhe kush e pengon këtë proces./Abc News Albania
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025