LAJMI I FUNDIT:

OAK i bënë thirrje Qeverisë për ndryshimin e Udhëzimeve Administrative

OAK i bënë thirrje Qeverisë për ndryshimin e Udhëzimeve Administrative

Oda e Afarizmit të Kosovës, ka folur për problemet me të cilat po hasin bizneset, e që kanë të bëjnë me ligjin për Miniera dhe Minerale.

OAK përmes një konference për media, kërkon ndryshimin e udhëzimeve administrative të Ministrisë se Bujqësisë, meqë të njëjtat u pengojnë bizneseve në zhvillimin e punës.


Mirjeta Shala, zyrtare për komunikim me biznese, kërkoi që ligji për Miniera dhe Minerale të kthehet edhe njëherë në dëgjim publik.

“Kërkesë e jona është që projektligji për miniera dhe minerale të kthehet edhe një herë në dëgjim publik. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministres së Bujqësisë që të ndryshojnë udhëzimet administrative që do të kishte pastaj ndikim në zhvillimin e vendit”, tha Shala.

Në këtë konferencë OAK kërkoi që të largohet edhe vendimi për ‘Ndalimin e Përkohshëm të ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme’.

“Oda e Afarizmit kërkon që të largohet edhe “Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm të ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR” i datës 20.07.2010. Duke pas parasysh dëmtimi që po i bëhet këtyre bizneseve dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik të Kosovës nga mos- harmonizimi i ligjeve me udhëzimet administrative me njëra-tjetrën. Oda e Afarizmit përsërit kërkesën për marrjen e hapave më të shpejtë për përmirësimin e kësaj situate”, tha Rreze Cana, poashtu zyrtare për komunikim me biznese. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori