Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si drejtor i Postës së Kosovës.
Në një njoftim të bërë për media, Hoxha thotë se arsyet e dorëheqjes kanë të bëjnë me angazhimet e tij politike dhe akademike.
Hoxha ka thënë se gjatë ushtrimit të funksionit në Postën e Kosovës për rreth shtatë viteve, ai është munduar të jap kontributin e tij profesional, në ngritjen dhe fuqizimin e Postës së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar përfaqësues të mediave,
Me anë të kësaj deklarate njoftoj opinionin publik se jap dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A.
Arsyet e dorëheqjes sime janë angazhimet politike dhe akademike.
Dua të jem shembull i mirë dhe nuk dua që në asnjë moment dhe rrethanë dikush te mendoi që unë mbaj pozicionin tim publik për të përfituar politikisht. Jam krenar me atë qe kam bërëgjate ushtrimit të detyrave të mia në të gjitha pozitat institucionale që kam qenë deri më tani. Prandaj,meqenëse zgjedhjet janë afër, unë do të angazhohem maksimalisht në fuqizimin e subjektit tim politik.
Gjatë ushtrimit të funksionit tim në Postën e Kosovës, për rreth 7 vite, jam munduar të jap tërë kontributin tim profesional, në ngritjen dhe fuqizimin e Postës së Kosovës.
Dua të rikujtoi që ndërmarrjen e trashëguam në një gjendje të vështirë financiare në vitin 2012, kur Posta u nda nga ish-PTK. Asokohe, humbja financiare ishte rreth 3 milionë euro në vit. Në atë kohë në Postë ofroheshin vetëm 2 lloje të shërbimeve (shërbimet postare dhe shitja e produkteve tëTelekomit).
Me punën tonë të përbashkët arritëm që për këto vite ndërmarrjes t’i krijojmë dhjetëra shërbime të reja duke filluar nga shërbimi i kryerjes së të gjitha llojeve të pagesave, shpërndarjen e skemave sociale e deri te aplikimi dhe dhënia e kredive në zyrat postare.
Të gjitha këto shërbime dhe shumë shërbime tjera mundësuan që për një periudhë të shpejt ndërmarrja të punoi pa humbje financiare, përfshirë edhe 6 mujorin e parë të këtij viti të cilin Posta e mbyll me bilanc pozitiv financiar.
Ne krijuam bashkëpunim të ngushtë me administrata postare ndërkombëtare dhearritëm që ndërmarrjes t’i sjellim donacione të ndryshme të cilat përmirësuan dukshëm kushtet e punës për punonjësit tanë.
Dua të shpreh falënderim të veçantë për punonjësit e Postës së Kosovës të të gjitha niveleve për kontributin e tyre në ngritjen,avancimin dhe fuqizimin e ndërmarrjes duke qenë çdoherë të gatshëm që me nder dhe profesionalizëm të kryejnë të gjitha detyrat e tyre”, thuhet në deklaratën e Sejdi Hoxhës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Mbrojtja kibernetike, Shoqata e Bankave të Kosovës bëhet pjesë e MISP

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe