Egjipti prezantoi sot sarkofagun e artë të Tutankhamunit, që po restaurohet për herë të parë që prej zbulimit në vitin 1922.
Puna për restaurimin filloi në mes të muajit korrik, pasi sarkofagu u transferua nga Lugina e Mbretërve në muzeun e madh të Egjiptit në Kajro.
“Ne do të tregojmë një objekt historik unik, jo vetëm për Egjiptin, por për të gjithë botën”, deklaroi ministri i Antikiteteve, Khaled al-Enany, në një konferencë shtypi në Muzeun e Madh të Egjiptit.
Sarkofagu i faraonit të ri do të ekspozohet me objekte të tjera që lidhen me Tutankhamunin në fund të vitit 2020, kur muzeu i ri gjigant do të hapet për publikun. Për restaurimin do të duhen tetë muaj.
Sarkofagu prej druri, i artë nga jashtë, me përmasa prej 2,23 metrash është i dekoruar me portretin e mbretit të ri duke mbajtur simbolet faraonike – skeptrin dhe kamxhikun.
Ngjitur në fron në vitin 1333 p.e.s., ai është padyshim faraoni më i njohur i historisë për shkak të zbulimit të jashtëzakonshëm të varrit të tij të paprekur në Luginën e Mbretërve, më 1922 nga arkeologu britanik, Howard Carter. /Atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'