I dërguari amerikan për arritjen e paqes në Afganistan, Zalmay Khalilzad, tha se ai do të largohet nga Katari pasi zhvllloi për tri ditë bisedime me talibanët, në përpjekje për të përfunduar luftën, gati 18-vjeçare në Afganistan.
Khalilzad tha se rundi i tetë i bisedimeve midis SHBA-së dhe talibanëve “u përqëndrua në çështjet e mbetura për arritjen e një marrëveshjeje, që do të lejonte një tërheqje të trupave të bazuara në kushte.”
“Ne kemi bërë përparim të shkëlqyeshëm”, tha ai.
I dërguari amerikan, tha se ai do të udhëtojë në Nju Delhi, për “takime të paracaktuara për ndërtimin e mëtejshëm të konsensusit ndërkombëtar” në mbështetje të procesit të paqes në Afganistan.
Khalilzad, gjithashtu tha se, ekipi i tij do të vazhdojë të diskutojë me përfaqësuesit talibanë “detajet teknike, si dhe hapat dhe mekanizmat e nevojshëm për një zbatim të suksesshëm të marrëveshjes”, për të cilën palët kanë punuar që nga emërimi i tij vitin e kaluar.
Një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së dhe talibanëve do të mundësojë tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani, në këmbim të garancive nga talibanët, për të mos lejuar grumbullimin e grupeve terroriste.
Një marrëveshje e tillë do të pasohej nga negociatat paqësore brenda afgane, për një zgjidhje politike dhe një armëpushim të përhershëm.
Talibanët kanë thënë se do të negociojë me qeverinë në Kabul – të mbështetur nga Perëndimi – kur Uashingtoni të angazhohet për tërheqjen e trupave të saj./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe