LAJMI I FUNDIT:

NISMA i thotë jo koalicionit me LDK-në, PDK-në dhe VV-në

NISMA i thotë jo koalicionit me LDK-në, PDK-në dhe VV-në

Sekretari i Përgjithshëm i NISMËS Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se kjo parti politike nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me LDK-në, PDK-në e LVV-në, duke e lënë të hapur mundësinë për vazhdim bashkëpunimi me AAK-në.

Sherifi ka thënë se vullneti është që të shkohet vet si subjekt në zgjedhje, por do të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim.

“Ne si NISMË, hyjmë në garë për 10+ dhe besojmë që këtë do ta arrijmë pa ndonjë problem. Të gjitha partitë na kanë ftuar për bashkëpunim, por ne do t’u përgjigjemi ndërkohë, por para zgjedhjeve nuk bëjmë koalicion me partitë që veten e quajnë të mëdha”, deklaroi Sherifi, për RTK.


Duke komentuar deklarimet e LVV-së se është vonë 22 gushti për shpërbërje të Kuvendit, ai tha se nuk mundet që askujt t’ia shërojë halucinacionet dhe sipas tij qeveri pa zgjedhje mund të bëjnë vetëm LDK dhe LVV, sepse të tjerat s’kanë vullnet për diçka të tillë.

“Me NISMËN, qeveri pa zgjedhje nuk ka, atë mund të bëjnë ata që po bëjnë deklarata për çdo ditë”, tha Sherifi.

Shefi i deputetëve të Nisma Socialdemokrate tha se edhe nëse Haradinaj nuk do të jepte dorëheqjen, vendi më shumë gjasë do të shkojë të zgjedhje gjatë kësaj vjeshte.

Ai ka ritheksuar se NISMA, ka menduar t’i japë fund bashkëpunimit qeverisës me AAK-në pak muaj më parë për shkak të takimit të këshilltarëve të Haradinajt me zyrtarët e Serbisë në Berlin për të biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori