Pasi mblodhi kursimet për vite, një grua nga Indonezia e cila punon si pastruese mbeturinash më në fund mundi të realizojë ëndrrën e saj për të udhëtuar në vendet e shenjta islame, në Mekke dhe Medine, për të kryer njërin prej pesë kushteve të Islamit, Haxhin.
“Gjithmonë kam dashur që të shkoj në Haxh”, thotë Siti Maryani për Anadolu Agency (AA), e cila të premten duhet të niset për në Arabinë Saudite.
Maryani thotë se dëshira e saj për të shkuar në Haxh u bë gjithnjë e më e fuqishme pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitet e 80-ta dhe ajo ka filluar të kursejë para që nga viti 1993.
Megjithatë, në atë kohë ajo nuk dinte si të fitojë para për Haxh pasi mbeti e vejë me katër fëmijë për t’i rritur.
“Kështu që unë fillova të mbledh mbeturina”, thotë Maryani.
Që atëherë, ajo ka punuar si mbledhëse e mbeturinave çdo mëngjes që nga agimi i diellit deri në kohën e namazit të sabahut.
Sipas AA, 64-vjeçarja ka mbledhur mbeturina siç janë kapakët dhe shishet e plastikës, si dhe kartonë, për t’i shitur ato.
“Pas shirave të rrëmbyeshëm, unë gjithashtu mblidhja edhe rërë për ta shitur”, thotë ajo.
Pasi jeton në afërsi të Lumit Ciliwung, lumi kryesor që kalon nëpër Xhakarta, ajo shpeshherë ka gërryer rërë nga lumi dhe e ka shitur si material ndërtimor. Ajo mblidhte të paktën pesë thasë në ditë dhe një thes e shiste për 8.000 rupja indoneziane (0,56 dollarë).
Në vitin 2012, pas punës së saj të mundimshme prej rreth dy dekaDave, kursimet e mbledhura të Maryanit arritën në 25 milionë rupja indoneziane (1.750 dollarë), që në atë kohë ishte pagesa e parë minimale që kërkohej në Indonezi për t’u regjistruar për në Haxh.
Që atëherë, ajo ka punuar edhe më shumë duke mbledhur mbeturina dhe rërë për të paguar edhe pjesën e mbetur prej 10 milionë rupjave (rreth 700 dollarë).
Ajo i mbajti sekrete kursimet e Haxhit nga familja dhe të afërmit për vite me radhë.
Madje as fëmijët e saj nuk e dinin se gjatë gjithë kohës e ëma e tyre po mblidhte mbeturina dhe rërë për të paguar harxhimet e haxhit.
Maryani i njoftoi fëmijët e saj në muajin prill të këtij viti, pasi morri lajmin për kohën e nisjes për në Haxh nga Ministria e Çështjeve Fetare.
Kur fqinjët e kuptuan planin e Maryanit, ata ishin kurreshtarë dhe pyesnin se si ka mundësi që fëmijët të kenë lejuar atë që të mbledhë mbeturina me vite për të shkuar në Haxh.
“Si ka mundësi ta kisha ndihmuar nënën time, as unë nuk e dija se ajo mblidhte para për të udhëtuar në Haxh”, thotë Dany Mulyana, njëri nga fëmijët, i cili punon në një parking.
Maryani e pranon se 26 vite janë një periudhë shumë e gjatë, por thotë se asnjëher nuk është brengosur se kur do të jetë në gjendje të shkojë në vendet e shenjta.
“Gjëja më e rëndësishme është se kam kursyer. Asnjëherë nuk u dorëzova, gjithnjë isha e mbushur me shpirt dhe asnjëherë nuk u ndjeva e lodhur”, tha ajo.
Maryani nuk i shiste gjërat që i mblidhte menjëherë, por i shiste pasi i grumbullonte për një vit.
“Pasi t’i shisja, unë do të merrja rreth 1.2 milion rupja (84 dollarë) në vit. Unë do të kurseja një milion (70 dollarë) dhe do të shpenzoja pjesën tjetër”, thotë ajo.
Sa i përket shpenzimeve ditore, Maryani ka pasur përkrahjen e fëmijëve të saj, shumica e të cilëve tashmë janë të martuar dhe jetojnë ndaras.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë