LAJMI I FUNDIT:

Ushtarakë dhe civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhurojnë gjak

Ushtarakë dhe civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhurojnë gjak

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes filloi aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, sesioni i dytë për këtë vit, për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe nëpërmjet saj për pacientët në nevojë.

Ushtarakë dhe civilë, gra e burra, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes pa dallim në detyra dhe grada, u përgjigjen masivisht aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, disa edhe për të dytën herë brenda këtij viti, e shumica prej tyre janë tanimë janë dhurues të rregullt.

Dhurues i rregullt vullnetar është edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i drejtorisë së Operacioneve, i cili së bashku me stafin tjetër të Ministrisë së Mbrojtjes i përgjigjen çdoherë këtij aksioni shumë human.


Nga mëngjesi dhe derë më tani, aksionit i janë përgjigjur mbi 50 dhurues vullnetarë të gjakut dhe deri në mbarim të orarit të punës ky numër do të jetë akoma më i madh.

Aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, i dyti për këtë vit, po zhvillohet bazuar në planin e veprimit për vitin 2019 të Drejtorisë për Politika dhe Plane, përkatësisht Departamentit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak dhe Drejtorisë së Operacione/ departamenti për Çështje Mjekësore dhe do të vazhdojë të zhvillohet në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri më 2 shtator 2019.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori