LAJMI I FUNDIT:

Bregdeti i Fokushimës është goditur nga një termet i 6.3 shkallësh

Bregdeti i Fokushimës është goditur nga një termet i 6.3 shkallësh

Tërmeti me magnitudë prej 6.3 shkallësh të Rihterit, e ka goditur bregdetin e Fokushimës së Japonisë.

Dridhjet nuk kanë paraqitur probleme për termocentralet nukleare, përfshirë edhe Fokushima Daiichi që kishte pësuar dëme në vitin 2011, ndërsa ekspertët thonë se nuk ka rrezik nga cunami, transmeton Telegrafi.

Agjencia meteorologjike e Japonisë, ka bërë të ditur se epiqendra e termetit ishte 50 kilometra larg bregut të detit, ndërsa dridhjet janë dëgjuar edhe në disa pjesë të Tokios.


Nga frika e ndonjë tërmeti tjetër, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i trenave, që është lëshuar pasi u sigurua se gjendja është kthyer në normalitet.

Megjithëse tërmetet e ngjashme janë të shpeshta në Japoni, kur ndodhë në Fokushima, ka rrezik të madh, shkaku i termocentralit bërthamor, si pasojë e të cilit, para tetë vitesh janë mbytur 18 mijë njerëz, nga goditja e një tërmeti prej nëntë shkallësh Rihter.

Kjo është tragjedia më e madhe nukleare, që nga shpërthimi që ndodhi në Chernobyl shumë kohë më herët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë
​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

Serbia
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun në krizë? Netanyahu deklaron se nuk do t'i tërheq trupat nga Libani

Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun në krizë? Netanyahu deklaron se nuk do t'i tërheq trupat nga Libani

Azia
Kalo në kategori