LAJMI I FUNDIT:

Julianne Hough pozon e zhveshur për Women’s Health: Vallëzimi është superfuqia ime

Julianne Hough pozon e zhveshur për Women’s Health: Vallëzimi është superfuqia ime
Julianne Hough (Foto; Emma McIntyre/Getty Images for dcp/Guliver)

Aktorja dhe valltarja e popullarizuar amerikane, Julianne Hough, dëshiron t’i frymëzojë njerëzit që ta përdorin një metodë të re të stërvitjeve, të cilën ajo e ka ideuar, mirëpo duket se publiku më së shumti është mahnitur me fotografitë e saja, në të cilat ka pozuar lakuriqe.

“Krijojmë një mjedis gjithëpërfshirës, në të cilin çdokush është i pranuar. Kjo është bota, në të cilën dua të jetoj”, ka thënë ajo për Women’s Health lidhur me programin e saj të stërvitjeve.

Vallëzimi gjithmonë ka qenë pjesë e jetës së Hough, e cila që nga mosha nëntëvjeçare nisi të merrej me gara të ndryshme të vallëzimit, teksa nivelet profesionale i arriti më vonë në “Dancing with the Stars”.


https://www.instagram.com/p/B0o0jFenyhO/

Veç kësaj, Julianne siguroi edhe disa role të rëndësishme filmike, duke veçuar ribërjen e “Footloose” në vitin 2011.

“Vallëzimi është superfuqia ime dhe ka qenë gjatë gjithë jetës, por këtë nuk e kam ditur”, është shprehur ajo duke shtuar se është e lumtur që njerëzit i thonë se duan të vallëzojnë si ajo. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B0n36s2ngMR/