LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita e Binjakëve, prindërit kërkojnë përkrahje institucionale

Shënohet Dita e Binjakëve, prindërit kërkojnë përkrahje institucionale

Me motot “Dashuri e dyfishuar, gjumë i përgjysmuar”, “Nënat heroina” “Born together, friends forever”, “Njeriu asnjëherë në jetë nuk është i përgatitur për dy gjëra” e shumë të tjera u shënua Dita ndërkombëtare e Binjakëve në Kosovë.

Shumë prindër, me fëmijët e tyre binjakë e trinjakë parakaluan nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe u ndalën te Teatri Kombëtar. Aty u bë thirrje për përkrahje institucionale prindërve në kalimin e vështirësive financiare e sociale.


Krahas permformancave artistike, u nda edhe çmimi “Nëna heroinë” për Shehnaze Bekteshin, tashmë e ndjerë, si nëna e parë e pesnjakëve në Kosovë. Dita ndërkombëtare e Binjakëve ka filluar të organizohet që nga viti 1976, por në Kosovë kjo është hera e parë që organizohet.

Se nuk kanë përkrahje institucionale e thotë edhe njëra nga organizatoret e kësaj dite në Kosovë, Arta Tahiri-Beqa. Ajo u bënë thirrje organeve institucionale për ndihmë në aspektin social edhe atë financiar.

“Thirrje është në dy aspekte është që në shtete të ndryshme të Evropës bëhet fillimisht gjatë momentit të lindjes adoptimit në shtëpi i ofrojnë mami në kujdesie që i ndihmojnë në kujdesin fizik të fëmijës por edhe emocional fëmijët kanë ato nevojat e tyre si bebe. Dhe kjo do të ishte mirë t’u ofrohet nënave të fëmijëve binjakë, trinjakë e katërnjakë e edhe më shumë. Mbështetje edhe ekonomike financiare është realizimi kur shkojnë në çerdhe ose diku tjetër e di që është një përqindje e vogël po të ketë tërheqje të taksës zbritje për fëmijët të cilët janë binjakë”, tha ajo.

Se ka nevojë për përkrahje institucionale u pajtua edhe deputetja Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Si nënë e binjakëve, deputetja Osmani premtoi se do të jetë një zë i fuqishëm i të gjitha nënave binjakë e trinjakë.

“Unë besoj që ka nevojë për ndryshime legjislative por pastaj edhe për mekanizma të tjerë që sidomos për raste kur familjet përballen me vështirësi financiare që të ketë një mundësi që nënat familjet në rast me binjak trinjakë dhe të tjerë të kenë mbështetje. […] Kudo që unë do të jem në institucione do të jem patjetër një zë i fuqishëm i të gjitha nënave që rrisin binjak e trinjakë për të çu përpara politika të tilla”, tha ajo, raporton KP.

Mirëpo, krahas vështirësive si nëna, barrë për rritjen e fëmijëve mbajnë edhe baballarët. Bedri Gashi, baba i binjakëve, thotë se në Kosovë ka filluar të kuptohet roli i prindit baba.

“Gjithsesi se ka edhe sfida por gjithmonë nënat i kanë sfidat më të mëdha me fëmijën por në Kosovë ka filluar të kuptohet roli i prindit nga ana e burrave në këtë rast edhe unë e kam përgjegjësinë time të përditshme ndaj tyre qoftë në argëtimin e tyre qoftë në mësime qoftë në të gjitha gjërat që i preokupojnë edhe i shqetësojnë ose ju interesojnë këtyre fëmijëve që gjithsesi janë shumë aktiv dhe janë më interesime të jashtëzakonshme për shumë e shumë gjëra që nganjëherë dallojnë për nga natyra dhe sjellin shumë kënaqësi”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori