Gjykata Themelore në Mitrovicë, të premten, e ka dënuar me kusht të akuzuarin për veprën penale “lëndimi i lehtë trupor”, E.M.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Bekimi Veliqi, i akuzuari është dënuar me 3 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën verifikuese prej një viti ai nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari gjithashtu është obliguar që në emër të ekspertizës mjeko-ligjore të paguaj shumën prej 20 euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 30 euro dhe për paushall gjyqësor shumën prej 20 euro.
Paraprakisht, E.M. e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë, duke thënë se në asnjë mënyrë nuk ka pasur për qëllim që mbesës së tij t’i shkaktoj lëndim apo shqetësim.
Me deklarimin e tij është pajtuar edhe prokuroja Jelena Marjanoviq, kurse mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Sabit Pllana ka kërkuar nga gjykata aprovimin e pranimit të fajësisë nga i mbrojturi i tij.
Përfaqësuesi ligjor i të miturës, babai i të dëmtuarës R.M, ka deklaruar se me të akuzuarin janë vëllezër, se kanë raporte të mira dhe se nuk është i mendimit që t’i jepet një dënim, sepse siç ka thënë ai edhe vajza e tij ka pasur pakëz faj.
E pas kësaj, gjykata ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit E.M.
Më pas është dhënë edhe fjala përfundimtare, me ç` rast prokurorja Jelena Marjanoviq i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shqiptoj dënim duke i vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
Ndërkaq, përfaqësuesi i të dëmtuarës, R.M është deklaruar se kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit, duke kërkuar nga gjykata që sipas mundësive ta lirojë të pandehurin.
Kurse, avokati Pllana ka kërkuar nga gjykata që klientit të tij t’i shqiptohet një vërejte gjyqësore, pasi që siç ka thënë ai, duke marr parasysh deklarimin e përfaqësuesit ligjor të të dëmtuarës, rasti ka qenë i momentit dhe nuk ka ndodhur më asnjëherë.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të ngritur më 18 prill 2018, E.M akuzohet se më 27 maj 2016, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet në Vaganicë, Mitrovicë, i ka shkaktuar lëndim personit tjetër dhe atë mbesës së tij, vajzës së vëllait, R.M.
Bazuar në aktakuzë, ngjarja ka ndodhur ashtu që e dëmtuara kishte shkuar në shtëpinë e të pandehurit, axhës së tij, për të marr kajsia, e kur i pandehuri e sheh e pyet “pse ke marr kajsia pa më pyetur” dhe në shenjë revolte e godet me boksa dhe shqelma si dhe e tërheq zvarrë duke e larguar nga oborri, me ç` rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore, me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin me veprën penale “lëndimi i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3 pika 3.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze