LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë i kundërpërgjigjet VV-së: Mbështetja financiare për fermerët nuk mund të njolloset me tendenca politike paraelektorale

Ministria e Bujqësisë i kundërpërgjigjet VV-së: Mbështetja financiare për fermerët nuk mund të njolloset me tendenca politike paraelektorale

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka bërë kallëzim penal për ish-ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerand Stavileci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari, lidhur me grantet dhe subvencionet nga fondet publike .

Sipas njoftimit për media, kjo ministri thekson se mbështetjen e sektorit të bujqësisë që nga viti 2008 e deri më tani e realizon në kuadër të dy programeve, Programit për Zhvillim Rural dhe Programit për Pagesa Direkte – Subvencione, të cilat hartohen duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 03/L-098, si dhe në Plotësim-Ndryshimit të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 04/L-090 dhe në udhëzimet administrative.


“I gjithë procesi për mbështetjen e fermerëve në kuadër të këtyre programeve, që nga shpallja e thirrjeve dhe vlerësimi i të gjitha aplikacioneve për grante dhe subvencione bëhet bazuar në dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e parapara me program, të cilat çdo vit publikohen në faqen e Ministrisë së Bujqësisë dhe në atë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB). Po ashtu, AZHB-ja e bënë edhe informimin e fermerëve përmes mesazheve dhe vendimeve me email, si dhe përmes ueb-faqes së AZHB-së për rezultatet lidhur me procesin. Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve, MBPZHR-ja njofton se ka rënë edhe numri i ankesave të fermerëve të adresuara në MBPZHR dhe AZHB lidhur me procesin e përfitimit të subvencioneve dhe granteve investive”, thekson MBPZhR.

Vetëvendosje, kallëzim penal për ish-ministrat dhe e zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, për “keqpërdorimet milionëshe me grantet”
Lexo po ashtu Vetëvendosje, kallëzim penal për ish-ministrat dhe e zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, për “keqpërdorimet milionëshe me grantet”

Në njoftim thuhet se këtëo procese nuk mund t’i njollosë asnjë tendencë politike.

“Këto procese dhe mbarëvajtjen e ndarjes së mbështetjes financiare për fermerët nuk mund ta njollos asnjë tendencë politike, përkundër përpjekjeve paraelektorale që subjektet politike mund t’i kenë. MBPZHR-ja ka qenë dhe është e hapur gjatë gjithë kohës në shërbim të fermerëve dhe palëve tjera me interes, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, ku kjo është dëshmuar shumë herë kur procesi i vlerësimit të aplikacioneve të granteve është bërë në mënyrë të hapur edhe para mediave dhe shoqërisë civile. Krahas kësaj, të gjitha listat e përfituesve të subvencioneve dhe granteve investive çdo vit bëhen publike në ueb-faqen e ministrisë dhe AZHB-së, ku kanë qasje të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. MBPZHR-ja mbetet e përkushtuar për rritjen e transparencës me qëllim të informimit të publikut në çdo kohë për të gjitha proceset që ndërlidhen me mbështetjen financiare për sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori