KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, ka reaguar ashpër dhe njëkohësisht i ka dënuar rastet e tilla ku Serbia dërgon ftesa për paraqitje të shqiptarëve nga anë të ndryshme të Kosovës nëpër gjykata të Serbisë.
Kështu thuhet në një njoftim për media, nga Qendra Rajonale në Mitrovicë, ku ndër të tjera theksohet se rasti i fundit është i Hashim Mecinaj, nga fshati Klinë e Epërme, Skenderaj.
Në njoftimin për media, thuhet po ashtu se KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga organet tjera gjegjëse të Kosovës që të fillojnë me veprimet e duhura.
Lexoni më poshtë njoftimin e KMLDNJ-së, Qendra Rajonake në Mitrovicë:
Rasti i fundit është kur këto ditë një ftesë të tillë e ka marrë nga Policia e Kosovës edhe Hashim (Zeqë) Mecinaj (64) nga fshati Klinë e Epërme – Skenderaj, lagja Mecinaj. Kjo është publiku nga Botapress e 2 gushti 2019 ku thuhet se : Gjykata Themelore në Leskovc të Serbisë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se ka filluar dërgimin në Kosovë, të thirrjeve për të vuajtur dënimin me burg, në bazë të aktgjykimeve përfundimtare, të lëshuara nga gjykatat e tjera në Republikën e Serbisë, para të cilave janë zhvilluar këto procedura. E në mesin e këtyre thirrjeve është edhe një ish-ushtar i UÇK – së, Klina e Epërme e Skenderajt, Hashim Mecinaj 64-vjeçari është edhe invalid i luftës.
Një sqarim, Hashimi nuk ka qenë fare pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ditën e 26 qershorit 1998 kur ushtria, polica, paraushtarakët dhe civilet e armatosur kriminel çetnik serbë patën djegur të gjitha shtëpitë e Baranve dhe lagjës Mecinaj, atë ditë e patën arrestuar Hashimin, të cilin e sjellin në burgun famëkeq të Mitrovicës, pastaj më 5 korrik 1999, Gjykata e Qarkut në Mitrovicë hap procedurë penale, sipas nenit 125 të LPJ, 139, alineja 1 të LPJ, neni 22 të LPJ, ku thuhej: “Më 10 korrik 1998, në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt është sulmuar postblloku policor, ndërsa me 15 korrik 1998 është sulmuar një konvoj i policisë, me ç’rast u plagosën 20 policë serbë, prej të cilëve 4 rëndë. Poashtu, më 15 korrik 1998, me dhunë e kanë grabitur veturën e ndihmës së shpejtë në Skenderaj, vepër kjo penale e cila u hap kundër Hashim (Zeq) Mecinit që në atë kohë ishte 42 vjeçar dhe disa pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për asnjërën prej këtyre veprave nuk kishte të bënte absolutisht, Hashimi pasi nuk ishte pjesëtarë i UÇK – së. Përndryshe, Hashim Mecinaj ka qenë nëpër kazamatet serbe në vitet 1998 deri më 2002. Hashimi dhe shumë shqiptarë tjerë prej atëherë kanë mbetur invalid të përjetshëm nga torturat, që u janë bërë nga çetnikët kriminelë serbë derisa ishin nëpër kazamatet serbe, jo vetëm vitet 1998- 99, por shumë më heret, që nga vitet 1952 e këtej.
Zatën me dhunë e kanë detyruar që të dëshmoi për disa pjesëtarë të UÇK-së se kanë kryer veprat e cekura në aktakuzë, ka dhënë emra vetëm pse ju kanë kujtuar në ato çaste nga torturat që ka përjetuar (dhuna) që është ushtruar ndaj tij.
KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendëshme dhe nga organet tjera gjegjëse të Kosovës që të fillojnë më në fund me veprimet e duhura në mënyrë që të arrestojnë së pari kriminelët çetnik serbë, të cilët bënë krime të papara në popullatën e pafajshme civile shqiptare në Kosovë, kriminelë këta që i amnestuan e që tani punojnë nëpër institucione të ndryshme të Kosovës, të cilët vranë, fëmijë, gra, pleq e plaka e gra shtatëzëna, dhunuan femra dhe meshkuj moshash të ndryshme, dogjën e plaqkitën çdo gjë që ishte shqiptare. Pastaj të kërkojnëshumë kriminel që jetojnë ne serbi si : Ratko Natonijeviq, Dejan Saviq, Nenad Paviqeviq, Boban Millosavleviq, Tofil Vuinoviq, keta të cilët vetëm më 27 mars 1999 ditë e shtunë në Mitrovicë, në lagjën ish Tavnik vranë gjashtë shqiptare civil. Të dihet njëherë mirë e përgjithmonë se kush ishte agresori – dhunuesi e kush viktima. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje