LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska në pushim, rasti ‘Haraçi mund të presë

Ruskovska në pushim, rasti ‘Haraçi mund të presë

Gjatë tre javëve të ardhshme nuk duhet të priten momente të reja në hetimet për rastin ‘Haraçi’, për shkak se kryetarja e Prokurorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska është në pushim vjetor, ashtu si edhe ekipi i saj.

Nga Prokuroria thonë se në ndërkohë nuk ka kush t’i ndërmerr kompetencat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ditëve të fundit merreshin deklarata nga dëshmitarë, por nuk ka përgjigje pse deri tani nuk është thirrur Katica Janeva, për të cilën prokuroria e përfshiu në aferë, por deri tani nuk u sqarua roli i saj në këtë rast. Posaçërisht kur këto ditë u zbulua se telefoni i saj i dytë është formatuar, ndërsa Janeva e paraqiti telefonin e saj si të humbur.


Se çfarë ka biseduar Janeva në telefon me Boki 13 dhe Orce Kamçev dhe nëse kjo bisedë është bërë përmes telefonit të formatuar është një nga pyetjet në të cilën Janeva duhet të përgjigjet.

Janeva në fjalimin e saj tha se me Jovanovskin kanë qenë miq, por kjo miqësi është keqpërdorur.

Përveç Ruskovskës, në pushim vjetor gjatë dy javëve të ardhshme është edhe Katica Janva.

Opozita maqedonase kërkoi që hetimi të zgjerohet edhe ndaj organizatës joqeveritare ku Jovanovski ishte kryetar./Telegrafi/