LAJMI I FUNDIT:

Maas: Më vjen turp për çka Gjermania i bëri Polonisë, i kërkojmë ndjesë kombit polak

Maas: Më vjen turp për çka Gjermania i bëri Polonisë, i kërkojmë ndjesë kombit polak

Gjermania është përgjegjëse për këtë mizori, rrënimi i Varshavës ishte një goditje e ndërgjegjshme për shkatërrimin e gjithçkaje që i atribuohej identitetit polak, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, me rastin e 75-vjetorit të Revoltës së Varshavës kundër pushtimit nazist.

”I kërkojmë ndjesë kombit polak. Më vjen turp për atë që Gjermania i bëri Polonisë”, shtoi ai.

“Kam ardhur këtu sepse unë nderoj viktimat dhe familjet e viktimave dhe të të plagosurve, sepse dua t’i kërkoj falje popullit polak”, tha Maas.


”Gjermania mban përgjegjësi për këtë tmerr”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman.

”Pas luftës, polakët na ofruan dorën e pajtimit. Ne ju falim dhe duam të na kërkoni ndjesë”, shtoi Maas duke iu referuar një letre të vitit 1965 të peshkopëve polakë drejtuar homologëve të tyre gjermanë.