LAJMI I FUNDIT:

Kanoset me armë një person në Suharekë

Kanoset me armë një person në Suharekë
Foto: Ilustrim

Një person është shoqëruar në stacion policor pasi pas një mosmarrëveshje, e kishte kanosur me armë një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, nga i dyshuari është konfiskuar  një armë me shtatë fishekë, e cila ishte me leje.


Ndërkaq, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/