LAJMI I FUNDIT:

Pasi “pushtoi” Evropën, Besir Alili i tregon planet për të ardhmen

Pasi “pushtoi” Evropën, Besir Alili i tregon planet për të ardhmen

I pandalshëm me pjesëmarrjet e tija në gara, kudo që shkon siguron fitore të reja, por gara më e rëndësishme thotë ai se mbetet ajo e cila u mbajt në Faenza të Italisë ku Besir Alili fitoi titullin “Kampion i ri i Europës për kadetë”. Telegrafi Maqedoni ka zhvilluar një intervistë me kampionin, i cili rrëfen shumë detaje nga sporti i mundjes dhe tregon për pjesëmarrjet e tija.

Intervistoi: Valon Osmani


Që sa vite merresh me sportin e mundjes dhe si lindi dëshira për tu marrë me këtë lloj sporti?
Unë me sportin e mundjes merrem që dhjetë vite, ndërsa dëshira për të filluar të ushtroj mundje ishte e babait tim dhe profesorit Mentaz Allajbegu i njohur në të gjitha trojet shqiptare e më gjërë e i cili gjithmonë më ka motivuar që të merrem me këtë sport. Ai gjithmonë më ka thënë: “Ti ke kualitet, ke kapacitet që të arrish kulminacionin në këtë sport”.

Sa është sakrifikues ky sport?
Ky sport realisht është shumë sakrifikues, kërkon përkushtim dhe punë të madhe. Unë nuk kam shumë kohë të lirë pasi ushtroj 3 herë në ditë. Në mëngjes në ora 06:00, pastaj në ora 10:00 dhe në mbrëmje në ora 18:00. Kjo nënkupton se ky sport kërkon sakrificë, sepse unë nuk kam shumë kohë për shoqëri. Duke qenë i fokusuar në sportin e mundjes unë kam lënë pak anash dhe shkollimin me ç’rast dua t’i falemnderoj dhe profesorët që kanë arsyetuar mungesën time duke kuptuar rëndësinë e stërvitjeve të mija.

Sa është i kushtueshëm?
Ky sport realisht është i kushtueshëm, dhe për pagesat angazhohet Federata e Mundjes së Maqedonisë me kryetarin Betim Vrenezi i cili ofron mjete financiare, ndërsa për pjesëmarrjet nëpër turniret ndërkombëtare kujdeset klubi i mundjes “Liria” më kryetarin Imer Kadriu dhe dua t’i falemndëroj përzemërsisht.

Ke qenë pjesëmarrës nëpër gara të ndryshme, na rrëfe pak më tepër për pjesëmarrjet e tua?
Unë kam qene nëpër shumë gara të ndryshme dhe në të gjitha kam korrur suksese të shkëlqyeshme. Kam qenë pjesëmarrës nëpër gara ballkanike ku u shpalla kampion ballkanik dy herë, por më e rëndësishme ishte kampionati europian i cili vitin e kaluar u mbajt në Maqedoni. Aty fitova vendin e dytë si nën kampion europian. Ku kundërshtari im në finale ishte një mundës armenian, ndërsa këtë vit u shpalla kampion europian në Faenza të Italisë, ku atje u takova në një finale të madhe me një mundës nga Armenia.

Nga gara e fundit u ktheve në Maqedoni si kampion i Europës në mundje në kategorinë 48 kg për kadetë, na trego për këtë përvojë?
Po nga gara e fundit u ktheva si kampion i Europës në mundje në kategorinë 48 kg për kadet. Mbeta i habitur nga pritja që mu bë në Maqedoni, u mirëprita nga e gjithë popullata dhe gjithë klubet e Republikës së Maqedonisë në mundje por dua ta ceki grupin e tifozëve “Shfercerat” dhe dua t’i falemnderoj.

Sa është i vlerësuar dhe i paguar ky sport në Maqedoni?
Ky sport është shumë i vlerësuar sepse duket se zgjon shumë interesim tek njerëzit, ndërsa për pagesa nuk është ashtu siç duhet të jetë.

Ku e sheh veten pas disa viteve dhe cilat janë planet tua për të ardhmen?
Pas disa viteve e shoh veten duke përsëritur këtë rezultat si kampion i Europës që do të mbahet në Moldavi në vitin 2020. Planet e mia për të ardhmen i di më mirë trajneri im Sufijan Ismaili. Planet janë afatgjate pasi planifikojmë të marrim pjesë në vitin 2024 në lojërat Olimpike në Francë. Shpresoj të marr normën dhe të jemi pjesëmarrës me trajnerin tim.

Besir Alili ishte figura që bashkoi të gjithë në Maqedoni, rreth rezultateve sportive. Sporti i bashkon të gjithë, Besiri na bën krenarë çdo herë që garon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori