LAJMI I FUNDIT:

Vozitje me makina Jeep në poligonin e vendosur sipër një aeroplanmbajtëseje

Vozitje me makina Jeep në poligonin e vendosur sipër një aeroplanmbajtëseje

Të voziturit e një Gladiator, mbi një aeroplanmbajtëse është një eksperiencë shumë këndshme

Muajin që po e lënë pas, u shënua 50 vjetori i uljes së Apollo 11 që i mundësoi njeriut të parë, të ecë nëpër sipërfaqen e Hënës, transmeton Telegrafi.

Shumë individë të rëndësishëm dhe kompani e kanë festuar këtë arritje në forma të ndryshme, derisa Jeep nuk ka mbetur pas.


Në shënimin e kësaj arritjeje njerëzore, është vënë një poligon sipër aeroplan bartëses USS Hornet, duke ua mundësuar pronarëve të makinave Jeep, të bëjnë xhiro nëpër hapësirat më të pazakonta.

Fakti që është zgjedhur pikërisht kjo aeroplan bartëse, ishte se kur kapsulat e Apollo 1 janë kthyer në Tokë, janë bartur pikërisht me këtë lundër gjigante. /Telegrafi/