LAJMI I FUNDIT:

Avokati pret që Tomor Morina nesër të lirohet nga paraburgimi

Avokati pret që Tomor Morina nesër të lirohet nga paraburgimi

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, javën e kaluar është ndaluar nga policia e Maqedonisë së Veriut në kalimin kufitar Bllace me kërkesë të Serbisë në Interpol me akuzën “krim ndaj njerëzimit” dhe autoritetet e shtetit maqedonas i kanë caktuar paraburgim prej 30 ditësh, për të pritur “faktet e Serbisë për këtë rast”.

Pavarësisht kërkesës për ekstradim në Serbi, ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, pritet që nesër të lëshohet nga paraburgimi.

Ekskluzive: Flet Avokati i Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së që po qëndron në paraburgim në Maqedoni, ekstradimin e të cilit po e kërkon Serbia
Lexo po ashtu Ekskluzive: Flet Avokati i Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së që po qëndron në paraburgim në Maqedoni, ekstradimin e të cilit po e kërkon Serbia

Kështu paralajmëron avokati i tij, Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatës ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës.


“Kërkesën e kam dhënë ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa tani pres vendimin nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila edhe e ka caktuar paraburgimin, që tani të jep masa preventive dhe Tomor Morina të del nga paraburgimi. Unë mendoj se me këtë dinamikë që zhvillohet tani, po ecë me të vërtetë shpejtë, andaj mendoj që do të arrijmë – pasi të premten është festë – që nesër, pra ditën e enjte, të ndërpritet paraburgimi për Morinën”, tha Naser Raufi tha për “Alsat”.

Raufi gjithashtu dje për Telegrafi Maqedoni deklaroi se gjendja e klientit të tij është stabile. /Telegrafi/