LAJMI I FUNDIT:

DJ Regard me një sukses të madh në Britani të Madhe, renditet i dyti në ‘Tik Tok’ me “Ride It”

DJ Regard me një sukses të madh në Britani të Madhe, renditet i dyti në ‘Tik Tok’ me “Ride It”

Dardan Aliu i njohur si DJ Regard, po vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në karrierën e tij.

“Ride it” mban titullin një nga projektet e fundit që ka lansuar, ndërsa u mirëprit nga publiku dhe tashmë po pushton edhe platformat e ndryshme muzikore.


Së fundmi, kjo këngë ka thyer rekord në Britaninë e Madhe, duke u renditur i dyti në “Tik Tok”, pas yllit botëror, Ed Sheeran, por ka lënë pas artistin Post Malone me “Goodbyes”.

Meqenëse është në mesin e yjeve të famshme botërore, kjo nuk ka dyshim se është një sukses i madh për këngëtarin shqiptar.

Të gjitha lajmet nga DJ Regard
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga DJ Regard

I njëjti po ashtu është aktiv me prurje të reja, gjersa ditë më parë solli edhe bashkëpunimin me motrat Kabashi, Anën dhe Artën, projekti i të cilëve titullohet “Papa”. 

Ndryshe, DJ Regard cilësohet një ndër emrat më të njohur muzikës Deep House dhe tash e disa vite është pjesë e “Leaf Managment”, kompani kjo e themeluar në Kosovë. /Telegrafi/