Studiuesja edhe përkthyesja Ani Kokobobo, rikthehet në Shqipëri pas një dekade. E ftuar nga Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare” dhe Instituti “Pashko”, ajo rrëfen ndër të tjera kontaktin e saj të parë me letërsinë ruse, por edhe punën që ka bërë si përkthyese e eseve të Ismail Kadaresë.
“I kam lexuar veprat e Kadaresë në Amerikë, në gjuhën shqipe, sepse kanë qenë pjesë e studimeve të mia në universitet. Përkthimi i parë që kam bërë ka qenë ‘Ikja e Shtërgut’, për Lasgush Poradecin, edhe për fundin e tij. Për këtë kam komunikuar me agjentët e Kadaresë”, tregon Ani Kokobobo.
Ajo ndalet edhe tek studimi i saj mbi veprat e Ismail Kadaresë, duke e parë se cilat janë dimensionet e figurave botërore, që shkrimtari shqiptar ka përdorur në veprat e tij. Sipas saj, “Dantja i pashmangshëm”, “Eskili, ky humbës i madh” dhe “Hamleti, princ i vështirë”, kanë bërë që letërsia e tij të tejkalojë kufijtë.
“Unë jam larguar në moshën 14-vjeçare nga Shqipëria, por gjuha e tij është shumë e pasur”, tregon ndër të tjera studiuesja.
Teksa e vlerëson penën e Kadaresë për gjuhën e pasur, ajo e thekson se është krenari që “Pallati i ëndrrave” është shkruar nga një shkrimtar shqiptar.
“Për mua libri i preferuar është ‘Pallati i ëndrrave’. Ai libër ka vlerë për të gjithë botën, për të gjitha fenomenet botërore, por shihja se si vendimet për zhdukjen e një njeriu mund të merreshin, si në një ëndërr, kjo më kthehet mua tek Shqipëria komuniste”, thotë përkthyesja.
Vepra e Kadaresë për të është shumë e ndërlikuar, por është një vepër arti e vërtetë. Prandaj, takimi i studiueses me origjinë shqiptare me Kadarenë në Tiranë, ku diskutoi për literaturën botërore dhe veprat e tij, ishte një emocion i madh
“Ishte shumë interesante që të diskutoja me të për literaturën, dhe nga kjo pikëpamje ishte nder shumë i veçantë që unë të ulesha e të diskutoja me një nga autorët më të mëdhenj të literaturës botërore”, shprehet ajo.
Ani Kokobobo është larguar nga Shqipëria në moshën 14-vjeçare. Pas studimeve të larta punon si pedagoge e gjuhëve sllave edhe e letërsisë ruse në Universitetin e Kansas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e fisit Shala
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
“Lufta civile shqiptare”
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1919, 1929, 1939… 2019!
Italianët që projektuan Tiranën moderne
Skënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'