LAJMI I FUNDIT:

Reportazh nga fshatrat e Kukësit

Reportazh nga fshatrat e Kukësit

Gazetarja Ilnisa Agolli vazhdon rrugëtimin nëpër Drin, në Bjeshkët e Bushtricës, duke pasqyruar historinë interesante të viseve të Kukësit.

Valbona e Tropojës: Shqipëria si kartolinë
Lexo po ashtu Valbona e Tropojës: Shqipëria si kartolinë

“Histori e heroikës dhe e dramës është ajo e Lumës. Heroikën e la siç vetëm në një letër drejtuar Atdheut, Muharrem Bajraktari. Një sakrificë e nacionalizmit shqiptar, do e quajnë banorët që takuam në Kukës”, thotë Agolli. “Pak e dinë se sa e rëndësishme është figura e tij. E sulmuar, anatemuar në formën më bizantine dhe jo pak e rrudhur. Vrasim pak mendjen? Pse një figurë e një rëndësie të tillë ka mbetur e pa studiuar në Shqipëri, ndërsa ka shkëlqimin e Mid’hat Frashërit në jug? Një figurë e tillë na lejoni t’u kujtojmë se merr të njëjtat përmasa në veri”.


Emrat më të mëdhenj shqiptar u lidhën me këtë vend. Nuk është rastësi që nga Frederik Rreshpja i pavdekshëm ( i cili la testamentin e parë me gojë), zgjedh Kukësin, apo Picasso shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili pas dy javëve të kaluara këtu më 27 prill të vitit 1939, kur e pyet Vath Koreshi gjatë një interviste në vitin 1993, thotë: “Kam dëshirë që përpara se të vdes të shkoj dhe një herë në Kukës”.

“Vetëm kështu mund të njihni veten. Pasi të njihni Shqipërinë!”, shprehet Agolli. /Top Channel/