LAJMI I FUNDIT:

Valbona e Tropojës: Shqipëria si kartolinë

Valbona e Tropojës: Shqipëria si kartolinë

Fshati Selimaj në Valbonë, kishte shtatë shtëpi. Serbët kërkuan të dorëzojnë armët, po ata thanë: ne s’i dorëzojmë shtatë gurë lumi e lëre më shtatë pushkë. Fshati u dogj! Jo vetëm një herë, por tre herë.

Valbona paraqet një nga peizazhet më të bukura të Shqipërisë Veriore. Kjo bukuri është edhe një arsye tjetër për dashur e kuptuar Shqipërinë.

“Një vend që Zoti e ka bërë me aq shije”, thotë gazetarja Ilnisa Agolli. “Shqipëria është një kartolinë”.

Se çfarë flasin banorët dhe cila është historia e kësaj pjese të veriut të Shqipërisë, shikojeni dokumentarin për Valbonën e Tropojës. /TCh/