Deficitar dhe që kanë në vete një kosto të lartë, kontrollorët e trafikut ajror janë një investim që, për shkak të neglizhencës së institucioneve, po rrezikon t’i shkojë huq Kosovës.
Ofertat joshëshe nga vende të zhvilluara për kontrollorët e trafikut ajror, kanë bërë që ata të largohen nga Kosova në drejtim të këtyre shteteve për ta kryer të njëjtën punë.
Zgjim Topxhiu, kryetar i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës, ka treguar për Telegrafin se largimi i kolegëve të tij ka filluar të kthehet në fenomen.
Ai ka thënë se pagat në vendet prej nga vijnë ofertat si nga lindja ashtu edhe perëndimi janë disa herë më të larta se ato në Kosovë, pa harruar të theksojë që së bashku me ofertën e punës vijnë edhe disa privilegje tjera.
“Largimi ka filluar të bëhet trend. Përgjegjësit kryesorë për këtë janë institucionet e Kosovës. Ka disa arsye pse po ndodh largimi, derisa njëra prej tyre është aprovimi i Ligjit të Pagave. Sa i përket kontrollorëve janë bërë padrejtësi, sepse ka pasiguri, nuk dihet ku qëndrojnë me emërtim, ose edhe me koeficient. Këto ndikojnë drejtpërdrejt në mendimin për të gjetur punë në vende të ndryshme”, ka theksuar Topxhiu.
Ai ka treguar se ka edhe rrethana të tjera që e lehtësojnë aspektin e procedurave për largimin e kontrollorëve të trafikut ajror nga Kosova, duke theksuar se licencat e trafikut ajror janë licenca që njihen ndërkombëtarisht, gjë që iu jep mundësinë për të punuar nëpër vende tjera.
Topxhiu ka thënë se shkollimi i këtyre profesionistëve është goxha i shtrenjtë.
“Ekzistojnë disa rregulla, e njëra ndër to, është që nëse nënshkruajnë kontratën, duhet ta japin kontributin në Kosovë për një kohë të caktuar. Pas asaj periudhe e cila nuk është e gjatë, je i lirë më vendos çfarë të duash. Në rastin tonë, për shkak të pasigurisë, është lehtë me gjetë vend pune, sepse po flasim për kuadro deficitare dhe punë me përgjegjësi”, ka theksuar ai.
Mënyrat për t’i mbajtur kontrollorët e trafikut ajror në Kosovë arrihen sipas Topxhiut, përmes përmirësimit të kushteve nga ana e institucioneve përkatëse.
“Format e kushtëzimit nuk funksionojnë, sepse edhe nëse duhet të kthehen paratë e shkollimit, dikush mund të punojë në ndonjë vend ku e merr dhjetëfishin e pagës, ta zëmë në Abu Dabi, dhe brenda vitit ta kthejë shumën e kushtëzuar, gjë e cila nuk garanton se kuadrot mbeten në vend”, ka shtuar Topxhiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025