LAJMI I FUNDIT:

Greqia nuk do të bllokojë Shqipërinë drejt BE-së nëse respekton kushtet

Greqia nuk do të bllokojë Shqipërinë drejt BE-së nëse respekton kushtet

Greqia nuk do të bllokojë ambiciet e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për hyrje në BE, por do të presë disa lëshime.

Kështu shkruan gazeta greke “Kathimerini”, duke përcjellë pikëpamjet e analistëve politikë grekë.


Sipas gazetës, Komisioni Evropian ka rekomanduar vendosjen e datave për fillimin e negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në BE dhe se Këshilli i BE-së do të vendosë përfundimisht për këtë çështje.

Burime nga Zyra e kryeministrit grek, Kirikos Micotakis, i thanë ‘Kathimerini’-t se Greqia nuk do t’i thotë “jo” askujt, por do të vendosë kushtet e veta.

Analistët vlerësojnë se një pozitë e tillë do të thotë se Athina do të kërkojë nga Shkupi respektin e rreptë për Marrëveshjen e Prespës.

Kur është fjala për Shqipërinë, analistët vlerësojnë se Athina do të insistojë në respektimin më të madh të të drejtave të pjesëtarëve të pakicës greke, në përputhje me marrëveshjet dhe rregulloret ndërkombëtare.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori