LAJMI I FUNDIT:

Superjahti i Abramovich që përmban sistem të mbrojtjes raketore, nëndetëse dhe mirëmbajtja vjetore e të cilit kushton 45 milionë euro

Superjahti i Abramovich që përmban sistem të mbrojtjes raketore, nëndetëse dhe mirëmbajtja vjetore e të cilit kushton 45 milionë euro
(Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guliver)

Roman Abramovich nuk ka shkelur në Britani të Madhe prej se qeveria e atjeshme nuk ia vazhdoi vizën në maj të vitit 2018. Kështu, pronari i Chelseat është detyruar të bëjë biznes në mënyrën më të mirë të imagjinueshme – në superjahtin e tij, Eclipse, në vlerë prej 380 milionë funtesh (420.5 milionë euro).

Jahti superluksoz i pasanikut rus ka ankoruar në St Tropez në jug të Francës dhe konsiderohet si jahti i dytë më madh në botë aktualisht. Ai e bleu në vitin 2010 për 300 milionë funte (332 milionë euro), ndërsa asokohe ishte jahti më i madh privat në botë.


(Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guiliver)

Me investimet që i ka bërë në dizajn, me përmirësimet dhe mirëmbajtjen, jahti i ka kushtuar Abramovichit rreth 400 milionë funte (442 milionë euro).

Është 163 metra i gjatë dhe shumë më madh se stadiumi Stamford Bridge, ndërsa mund të udhëtojë deri në 9.656 kilometra me një mbushje të rezervuarëve. Eclipse përmban nëntë kuverta, njëra prej tyre përmban dy helipadë dhe një garazh. Në dy prej kuvertave ndodhen pishina dhe tarraca.

(Foto: Joern Pollex/Getty Images/Guliver)

Krahas kinemave, palestrave, salloneve, saunave, dhomave të masazhit, kabinave për mysafirë të shumtë dhe staf, jahti përmban disa sisteme të specializuara të sigurimit.

Brenda flotës ajrore 500 milionëshe të Abramovich, ku përfshihet edhe ‘Bandit’ që ka sistemin e sigurisë së 'Air Force One'
Lexo po ashtu Brenda flotës ajrore 500 milionëshe të Abramovich, ku përfshihet edhe ‘Bandit’ që ka sistemin e sigurisë së 'Air Force One'

Xhamat janë të blinduar për të zmbrapsur plumbat, ndërsa anija është e mbrojtur nga një sistem anti-balistik për mbrojtjen raketore, të instaluar nga ekspertët gjermanë, AST.

(Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guliver)

Sikur kjo të mos mjaftonte, Eclipse është e pajisur me një nëndetëse me ekuipazh prej tre personave që mund ta arrijë në thellësi deri në 50 metra, në rast se oligarku rus duhet të bëjë një largim të nxituar.

Nga ana tjetër, mirëmbajtja vjetore e këtij superjahti kushton rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Dua Lipa flet për përvojën kur u bë ‘meme’ me kërcimin viral: Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i

Dua Lipa flet për përvojën kur u bë ‘meme’ me kërcimin viral: Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i

Magazina
Kalo në kategori