Ka filluar ndërtimi i murit mbrojtës përgjatë lumit Shkumbin pranë Spitalit Klinik të Tetovës. Ndërtimi i murit bëhet me qëllim që të mbrohet Spitali nga vërshimet, sikurse ndodhi në vitin 2015, kur edhe u dëmtuan shumë aparate në Qendrën e re Urgjente, por edhe për të marrë një pamje ndryshe nga ajo aktualja ku ka shumë mbeturina, shkruan gazeta KOHA. Sipas Komunës së Tetovës, krahas rolit mbrojtës, po ashtu pritet që punët të vazhdojnë edhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe pas përfundimit të tyre shtrati i lumit të merr një pamje më të mirë.
“Ky projekt do të realizohet në disa faza, ku fillimisht do të ndërtohen afër 50 metër të shtratit të lumit edhe atë prej te Spitali klinik i qytetit nga mjetet që i ka ndarë Qeveria, respektivisht nga Ministria e ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë. Bëhet fjalë për mure mbajtëse prej betoni të armuara edhe atë në lartësi prej 3.5 metër, ndërsa gjithsej pritet të përfundojë si projekt me diku rreth 400 metër mure. Muret do të kenë mbështjellje me gurë si që është dhe pjesa ekzistuese, e me këtë edhe do të finalizojmë një problematikë që komuna e ka ndër vite”, deklaruan nga kabineti i kryetares së Komunës së Tetovës.
Nga Komuna shtojnë se së shpejti do të zgjidhet kompania që vazhdimisht do të përkujdeset për pastërtinë e lumit Shkumbin në Tetovë, duke pasur parasysh se për këtë kanë mbështetje financiare nga Ministria e ambientit jetësor. Por, në ndërkohë, në këtë lum vazhdojnë të hidhen mbeturina të ndryshme. Krahas mbeturinave të përditshme, në këtë lum nuk mungojnë edhe mbetjet nga materialet ndërtimore, të cilët hidhen në çdo pjesë të këtij lumi. Nga Ministria e Ekologjisë, nga Komuna e Tetovës dhe nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë kanë bërë apel që në këtë lum të mos hidhen mbeturina dhe të ketë një kujdes më të madh sidomos gjatë rrjedhës brenda në qytet.
Në ndërkohë, nga komuna kanë theksuar se nuk kanë ndonjë mega projekt që tërësisht të ndryshohet pamja e lumit Shkumbin, me ndriçim, me gjelbërim dhe me shtrat të rregulluar me mure që do të ndryshonte komplet pamjen në këtë pjesë të qytetit të Tetovës. Nga mbeturinat e shumta, ky lum i ngjan deponisë. Kjo ka bërë që përmbajtja e ujit me oksigjen në dalje të qytetit jetë në kategorinë e tretë, kurse në hyrje të qytetit të Tetovës të jetë e kategorisë së parë. Analizat kanë treguar se uji në brendi të qytetit ndotet nga hedhja e mbeturinave dhe mospastrimi i tyre në kohë.
Sipas analizave të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë, në bazë të rezultateve – të njëjtat kanë nxjerrë rezultate mesatare për ujin në këtë lum, por i njëjti është i ndaluar për larje për qytetarë. Fajtorët për këtë gjendje në të cilën gjendet lumi Shkumbin, sipas qytetarëve të anketuar, janë vetë njerëzit e papërgjegjshëm të cilët hedhin çdo gjë në lum, por edhe institucionet kompetente të cilat përveçse duhet të kujdesen për higjienën publike, ata njëkohësisht nevojitet të ndëshkojnë qytetarët e papërgjegjshëm që ndotin lumin me mbeturina nga më të ndryshmet. Krahas ndotjes që i bëhet ujit gjatë rrjedhës në qytet nga hedhurina të ndryshme, po ashtu i njejti ndotet nga kanalizimi fekal që derdhin disa fshatra të Malësisë së Sharrit të cilët nuk e kanë rregulluar çështjen e kanalizimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit