LAJMI I FUNDIT:

Rama në Austri: Ne jemi evropianë dhe duam t’i përkasim Evropës

Rama në Austri: Ne jemi evropianë dhe duam t’i përkasim Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë Forumit ‘Convoco’ në Salzburg të Austrisë, ka folur gjerësisht mbi disa prej çështjeve kryesore të aktualitetit politik në Shqipëri, perspektivën e integrimit të vendit në BE, por edhe mbi artin e kulturën.

Në lidhje me proceset integruese të Shqipërisë në BE, kryeministri tha se Evropa është më e rëndësishmja, andaj nuk do të heqin dorë prej saj.

“Megjithëse Evropa nuk po shkon mirë, ne përsëri e duam. Nuk është se duam të bashkohemi me Evropën e t’i shtojmë kokëçarje drejtuesve të saj që mesa duket janë lodhur me disa vende që kanë ardhur së fundmi, por duam të ndërtojmë një vend evropian dhe një rajon evropian me institucione dhe shtet të së drejtës dhe me demokraci funksionale, e ka vetëm një mënyrë për ta arritur këtë, me Evropën”, tha ai, raporton ATSH.


I pyetur mbi aktualitetin politik në Shqipëri dhe zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Rama deklaroi ndër të tjera se, ‘ne kemi një jetë shumë të vështirë politike. Besoj fort se cilësia e demokracisë, e të bashkëjetuarit nuk varet nga sa shumë biem dakord, por nga mënyra sesi nuk biem dakord. Ne nuk biem dot dakord as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë”.

Në fund, kryeministri ka folur edhe mbi artin, letërsinë dhe kulturën.

“Para se të bëhesha kryeministër, gjithmonë thosha, nëse bëhem ndonjëherë kryeministër, kjo ndërtesa nuk do ketë gardhe, sepse ishte e rrethuar, dukej si burg, me gardh me ushtarë. Gjithmonë kam besuar se ndërtesat mbrohen me anë të bukurisë, jo gardheve. Hoqa gardhin dhe e hapa tërë katin e parë për popullin, e u bë ajo që sot është COD-i, kemi ekspozita, bibliotekë publike, një sallë të vogël kinemaje ku fëmijët mund të vijnë, të shohin filmat e tyre, të diskutojnë, zhvillojmë edhe diskutime aty. Kam thënë që edhe protestuesit mund të vijnë ta përdorin atë pjesë falas, për të shtruar çështjen e tyre, e nëse duan, unë mund të shkoj, apo ministrat, për të folur me ta. Por protestuesit kanë një problem me diskutimin, sepse nëse debatojnë, nuk janë më protestues. Nuk është e thjeshtë, por është aty edhe për këtë qëllim”, theksoi Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori