LAJMI I FUNDIT:

“Tetova e Dardana”, Gold AG me këngë kushtuar Komandant Rokit

“Tetova e Dardana”, Gold AG me këngë kushtuar Komandant Rokit
Gold AG në videoklipin e këngës "Tetova e Dardana" (Foto: Screenshot/YouTube/Gold AG/XL Films)

“Tetova e Dardana” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar Gold AG të shoqëruar me videoklip.

Vet Arian Agushi qëndron prapa këtij projekti, pasi e ka shkruar tekstin dhe e ka bërë muzikën, ndërsa orkestrimin e ka realizuar Alban Furtuna.


Lule Mustafa është kujdesur për vokalin përcjellës, derisa videoklipi është xhiruar nga produksioni XL Films.

Kënga i kushtohet Rahim Beqirit, i njohur si Komandant Roki, i cili ndërroi jetë në vitin 2001 pas plagëve të marra në Drenovec të Tetovës.

Ky projekt është në vazhdën e këngëve patriotike, të cilat reperi ua kushton heronjve të kombit. /Telegrafi/