Nga: Albana Beqiri
Gjithmonë ngutej për diku… me atë hapin e tij të menduar si ai vetë. Pa e prishur kurrë zemrën, duke buzëqeshur edhe kur më së shumti ndoshta i qahej, daja Ragë (Ragip Sylaj) – si e quanim të gjithë – ngutej më së shumti për në “Ministrinë e Autobusave”, si e quante me atë humorin e tij të hollë e brilant, udhëtimin e tij të përditshëm nga Prishtina në Suharekë. Trishtimi që ia pushtonte hera-herës pamjen dhe portretin e tij gjithë në ngarendje, shkonte aq shumë me mirësinë dhe urtësinë që e karakterizonte.
Ishte nga ata njerëz që po ta bëje mik, e kishe të tillë përgjithmonë. I gatshëm të trishtohej për ty sa herë ishe në nevojë (gjithmonë kam menduar se trishtimi e merakosja për hallet e të tjerëve ishte një tjetër mjeshtri e tij, si të shkruarit dhe humori kreativ), po aq i gatshëm që me humorin e tij karakteristik të ta lehtësonte brengën e shqetësimin, daja Ragë me njerëzinë e tij dukej si i fundmi i mohikanëve në llojin e njerëzve të mirë e të urtë.
Poezia i rridhte nga shpirti i mirë dhe i ndjeshëm, ndërsa humori brilant e bënte të ishte vetvetja, edhe atë herë kur ishte vështirë ta ruaje shpirtin. Poezia ishte shpëtimi i tij, ndërsa humori një lloj largimi nga brengat e përditshmërisë.
Ishte mik i njëmendtë që ta qetësonte ditën me atë urtinë e tij karakteristike dhe humorin që s’kishte shoq.
Boshllëku që ka lënë te miqtë e tij është i dukshëm: edhe pas një viti të largimit të tij në amshim, kujtohet me mall. Do të përkujtohet edhe në ditën e përvjetorit të ndarjes nga jeta, ashtu si do të donte ai vete: duke lexuar poezitë e tij. Një takim miqsh që e deshën dhe i deshi aq shumë dhe të cilëve ai u mungon në çdo ditë. Sigurisht na sheh nga Parajsa dhe i mungojmë edhe ne. Na mbron nga atje lart.
Te martën, më 30 korrik, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 16:30, një homazh poetik për ta rilexuar dhe kujtuar mikun dhe poetin me ndjeshmëri të lartë, Ragipin!
Të pastë dritë shpirti, miku im, e qofsh në një botë më të mirë nga ajo që le!
***
OH, JETA IME
Poezi nga: Ragip Sylaj
U zgjova e u çova
Dhe e mora hijen me vete
Me shpresë se nuk më lë
Me bindjen se nuk më tall
Hija ime e gjallë
Kur dielli është n’zenit
Dhe e shpërpall t’vërtetën
Del Hija e Jetës
Që ia mshel derën vdekjes
Vijnë engjëjt mbrojtës
Me premtim të bardhë
T’ma shpupurisin terrin e frikës
Para se me ardhë
Pastaj ylli i fatit
Si yll i mëngjesit
M’përshëndet me dritën e gjallë
Dhe m’pyet: Ku je vallë
Që dukesh e zhdukesh kaq rrallë
Ah kam jetuar në këngë
Kam frymuar në ëndërr
Herë si luftëtar
Herën tjetër si dhëndër
Kam udhëtuar n’mendime
Kam pushuar n’kujtime
Më mirë për me t’kuptuar
Më thellë për me t’dashtë
Oh jeta ime
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje