LAJMI I FUNDIT:

Moti në vendin tonë

Moti në vendin tonë

Sot mot i nxehtë, kryesisht me diell, mundësi për reshje lokale shiu. Në fillim të javës më freskët dhe reshje lokale shiu.

Vala e të nxehtit nga Europa perëndimore ka filluar të shtrihet edhe mbi rajonin tonë, ndonëse jo me temperatura ekstreme të larta. Ndërkohë nga Atlantiku, ditëve të fundjavës do të depërtojnë fusha të presionit të ulët mbi Itali, që mund të sjellin mundësi për reshje lokale shiu.


Nga dita e hënë këto fusha dhe masa më të freskët ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që do të zbresin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare, e do të sjellin kushte edhe për reshje lokale shiu.

27.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
28.07 – Nxehtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
29.07-30.07 – Në fillim të javës vranësira dhe intervale me diell. Të hënën herët në mëngjes priten reshje lokale shiu.
Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e martë, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
31.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, e nga dita e hënë do të pësojnë rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori