LAJMI I FUNDIT:

Sqarimi i studiuesit amerikan: Johnson nuk është shqiptar, më keqkuptuan

Sqarimi i studiuesit amerikan: Johnson nuk është shqiptar, më keqkuptuan

Pas zgjedhjes së Boris Johnson, kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, mediat shqiptare, nxituan të flisnin për origjinën shqiptare të tij. Në bazë të këtyre lajmeve, ishte një botim i Ryan Gingeras, një ekspert i historisë së Turqisë, Ballkanit dhe lindjes së mesme.

“Mirëpo, është vetë ky i fundit, që ka sqaruar se e vërteta nuk është kështu. Studiuesi dhe autori Gingeras, në një sqarim për gazetën shqiptaro amerikane, Illyria, nënvizon se ka një ngatërresë për sa i takon Ali Kemalit, stërgjysh të Boris Johnsonit.

“Unë, në librin tim, kam folur për kapitenin Ali Kemal, me origjinë shqiptare, dhe jo Ali Kemalin që u bë ministër mbrojtjeje në perandorinë otomane”, thotë Gingeras.


RTK: Kryeministri i ri britanik Boris Johnson, stërnipi i shqiptarit Ali Kemal
Lexo po ashtu RTK: Kryeministri i ri britanik Boris Johnson, stërnipi i shqiptarit Ali Kemal

Gingeras, është autor i njohur i një seri veprash për Perandorinë Turke, sidomos periudhës së fundit të saj. Pikërisht një vepre të tij, “Brigje të trishta” (Dhunë, Etnicitet dhe fundi i Perandorisë Otomane 1912-1923) i referohen lajmet sipas të cilave, stërgjyshi ottoman Ali Kemali, i udhëheqësit konservator Jonson, është me origjinë shqiptare.

Por, Ali Kemal Bej, stërgjyshi i Johnson, ishte në fakt një gazetar, poet dhe politikan, që për afro tre muaj ka qenë ministër në perandorinë otomane. Ai u vra gjatë luftës turke për pavarësi.

Ndaj, pas këtij sqarimi, mbetet i justifikuar vetëm entuziazmi turk, ku zgjedhja e Johnsonit kryeministër ka ndezur shpresa se ‘nipi otoman’ sic e quajnë mediat dhe politikanët vendas, do të mund të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve. /tch/

Për të parë video raportin klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori