LAJMI I FUNDIT:

Kritikat për shtatoren e Demaçit, reagon skulptori

Kritikat për shtatoren e Demaçit, reagon skulptori

Në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi është vënë gurthemeli i shtatores së tij në Prishtinë, me modelin e të cilës nuk u pajtuan familjarët e veprimtarit Demaçi.

Këtë shqetësim para të pranishmeve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari, i cili tha se për këtë shtatore ka zgjidhje më të mira.


“Desha ta shpreh një shqetësim edhe publikisht ne si familje nuk jemi pajtuar që kjo shtatore dhe ky modeli që është prapa nesh mos të jetë model ideor i ngritjes së shtatores në këtë formë, mendojmë që ka zgjidhje edhe më të mira për zgjidhje të një projekti për shtatoren me bacën Adem Demaçi”, tha Shqiptari.

Pas kësaj deklarate fillimisht reagoi Jahja Lluka nga zyra e kryeministrit, duke thënë se do të kontribuojnë të gjithë që shtatorja e Adem Demaçit të jetë më e mira.

Tashmë reagoi edhe autori i projektit ideor i përzgjedhur nga komisioni përkatës, Gëzim Muriqi.

Muriqi ka dalë fitues me pikët teknike-artistike, por ky vendim ende nuk është bërë publik nga komisioni, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet Muriqi.

“Pas ‘presioneve’ mediale, ndaj imazhet (tashme publike) e projektit ideor i përzgjedhur nga komisioni përkatës (fatemirsisht publik) si fituesi me pikët teknike-artistike. Ndonëse ende s’kam konfirmim zyrtar. Pse ky averzion?”, tha ai./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori