LAJMI I FUNDIT:

Nis ndërtimi i 273 shtëpive për komunitetet joshumicë në Lipjan

Nis ndërtimi i 273 shtëpive për komunitetet joshumicë në Lipjan

Në komunën e Lipjanit gjatë ditës është vënë gurthemeli për fillimin e ndërtimit të 273 shtëpive për komunitetet joshumicë. Projekt ky i cili synon të bëjë me shtëpi familjet në nevojë, në gjithë Kosovën.

Për vënien e këtij gurthemeli të pranishëm ishin Fatmir Limaj, Skender Reçica, deputetë e qytetarë.


Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Nismës Social Demokrate tha se ky projekt për ndërtimin e 273 shtëpive po e fillojnë në Lipjan, projekt të cilin e quajti madhor.

“Kur ju përqendrohuni dhe keni zërin tuaj në parlament, se sa është i rëndësishëm për të mbrojtur interesat, nevojat dhe kërkesat e juaja. Ky angazhim dhe kjo çfarë po ndodhë në Lipjan, dhe çfarë do të ndodhë edhe në qytetet tjera është falë angazhimit të këtij deputeti që e keni votuar ju. Në këtë rast Ademi, Vetoni, dy deputetë të cilët kanë punuar pa ndërprerë me ministrin Reçica, me grupet parlamentare në parlament, për të pasur mundësi buxhetore për të filluar këto punime. Angazhimi juaj në Parlamentin e Kosovës, angazhimi juaj aktiv në skenën politike, më institucione qoftë komunale, qoftë qendrore, tregon më së miri se sa është e rëndësishme për të mbrojtur interesat e komuniteteve”, tha Limaj.

Ai tha se ndihet krenar që premtimi i tyre për ndërtimin e 273 shtëpive po realizohet.

E ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se ky ka qenë një premtim dhe po ashtu edhe një përkushtim që secilit qytetarë të Kosovës t’i ofrohet ndihmë kur ka nevojë.

Për këto 273 familje që brengë kryesore e kanë kulmin mbi kokë, ministri tha se nga sot do të frymojnë për lirshëm.

“Ky është një projekt i cili është në bashkëpunim edhe me parlamentin, edhe me deputetët e Lipjanit, ka bërë që të lëvizim të gjithë ato gurë, që ky projekt, ndërtimi i këtyre shtëpive të bëhet realitet…Ky projekt do të zgjas rreth gjashtë muaj, do të ndërtohen 273 shtëpi, 273 familje do të bëhen me kulm mbi kokë. Do të prek mbi 20 komuna, dhe këtu nuk do të ndalemi”, u shpreh ai.

Reçica u zotua që do të punojnë edhe për aftësimin e komuniteteve për tregun e punës.

Për këtë deputeti Etem Arifi u shpreh falënderues.

“Nuk më mbetet asgjë tjetër veçse të falënderoj Qeverinë e Kosovës, zëvendëskryeministrin Limaj, grupin parlamentar të Nisma-s, ministrin Reçica, sepse realisht ka qenë vetëm kërkesë e kamotshme mirëpo po fillon sot duke falënderuar të gjithë këta akterë, në rast të veçantë këta që janë këtu sepse e kanë marrë mbi supet e tyre që të gjitha komunitetet të ndjehen të barabartë anë e kënd Kosovës”, tha ai.

Nënkryetari i komunës së Lipjanit për komunitete, Lulzim Qerimi tha se komuniteti i ashkalinjve ka nevojë edhe për projekte tjera.

“Unë si nënkryetar i komunës për komunitete dua të përqoj një kërkesë tek ju që të mos jetë ky projekt i fundit por kërkoj që edhe në të ardhmen të punoni sepse komuniteti jonë i ashkalinjve ka nevojë ende, dhe besoj që edhe ju do ta keni parasysh”, tha Beqiri.

Në bazë të këtij projekti, 12 familje të komunitetit joshumicë në Lipjan do të bëhen me shtëpi./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori