LAJMI I FUNDIT:

Pirovska: Propozim-ligji për Prokurori Publike është sjellur në mënyrë të përshpejtuar

Pirovska: Propozim-ligji për Prokurori Publike është sjellur në mënyrë të përshpejtuar

Propozim-ligji për Prokurori Publike, sipas Blueprint, grupit për reforma në gjyqësi është sjellur në mënyrë të përshpejtuar, pa asnjë konsultim dhe me marrëveshje vetëm mes partive.

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, sot në konferencë për shtyp tha se për dallim nga propozimet e mëhershme për Prokurori Publike, për këtë Komiteti i Helsinkit nuk është konsultuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk kemi qenë të njoftuar, erdhi për një natë, në periudhë verore, dhe parashihet që ligji të miratohet në procedurë të përshpejtuar. Për gjëra të tilla ne viteve të kaluara kemi reaguar zëshëm, një ligj i tillë nuk mund të miratohet në procedurë të shkurtër, një ligj i tillë nuk duhet të jetë rezultat i bisedave politike mes partive. Ajo që është që për ne është e rëndësishme është që të shfaqet vullneti i vërtetë se kjo Qeveri do të luftojë korrupsionin”, tha Pirovska.


Sa i përket lëndës ‘Paketa’, Pirovska thotë se hap mundësi të kontrollohet nëse organet e hetimit dëshirojnë ta çojnë rastin deri në fund.

Ajo theksoi se Komiteti i Helsinkit i inkurajon organet e hetimit të vazhdojnë me hetimit, por, edhe të mbajnë llogari që të mos dalin informacione që janë kontradiktore dhe më nxisin pasiguri juridike tek qytetarët.

Sa i përket ndodhive të fundit në lëndën e Prokurorisë Publike, ku u përmend edhe prokurorja Katica Janeva, Pirovska tha se nuk mendon se përfshirja e kryeprokurores do ta prishë kredibilitetin e institucionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori