LAJMI I FUNDIT:

Këta janë deputetët dhe ish-deputetët me pasurinë më të madhe në Kosovë nga viti 2010 deri me tani

Këta janë deputetët dhe ish-deputetët me pasurinë më të madhe në Kosovë nga viti 2010 deri me tani

Lëvizja FOL ka lansuar sot Platformën e përditësuar për Krahasimin e Pasurisë për zyrtarë publikë për vitet 2010-2019.

Sipas një njoftimi, platforma për krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë përfshin rreth 500 zyrtarë të lartë publik, ku për secilin në mënyrë individuale qytetarët e Kosovës mund t’i krahasojnë rritjen e pasurisë së tyre ndër vite, pra gjatë periudhës që kanë pasur një post publik.

Në mesin e personave zyrtarë më të pasur për vitet 2010-2019 radhitën edhe disa deputetë e ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, ata janë: Ramiz Kelmendi, Gani Dreshaj, Hashim Deshishku, Florin Krasniqi, Valon Ramadani, Blerim Kuqi, Ukë Rugova, Nuredin Lushtaku, Fatmir Rexhep dhe Emin Gerbeshi, transmeton Telegrafi.


Haradinaj, zyrtari që iu rrit pasuria më së shumti në tri vitet e fundit – FOL publikon listën e 10 zyrtarëve më të pasur në Kosovë
Lexo po ashtu Haradinaj, zyrtari që iu rrit pasuria më së shumti në tri vitet e fundit – FOL publikon listën e 10 zyrtarëve më të pasur në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratiket të Kosovës, Ramiz Kelmendi i prinë listës i pari si deputeti më i pasur për gjatë këtyre 9 viteve.

Pasuria e Kelmendit ka shënuar më së shumti rritje në vitet 2015 dhe 2019.

Gjithsej pasuri të paluajtshme deputeti Kelmendi në vitin 2019 posedon 119,834,215.68 euro.

I dyti në listën e më të pasurve  për këto nëntë vite radhitet deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj.

Pasuria e tij në vitin 2019 gjithsej është 86,738,094.48 euro.

Ndërsa i treti është radhitur ish deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, pasuria e tij në vitin 2015 ishte 13,113,277.01 euro, ndërsa nuk ka të dhënë  tjera për pasurinë e tij për vitet 2016/17/18/19.

Florin Krasniqi ish-deputet i Vetëvendosjes radhitet po ashtu në mesin e zyrtarëve më të pasur, pasuria e tij kap shifrën 6,760,500.00 euro.

Deputeti aktual i Vetëvendosjes, Valon Ramadani radhitet i pesti si më i pasuri për nëntë vite, gjithsej pasuri ai posedon 3,524,026.oo euro. Lëvizja FOL ka radhitur të gjashtin Blerim Kuqin, deputetin e AAK-së, me pasuri po ashtu mjaft të madhe, totali i pasurisë së tij arrin shifrën 3,209,271.01 euro.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, zë vendin e shtatë për nga pasuria, ai posedon 2,955,612.00 euro, kurse ish-deputeti tjetër, Nuredin Lushtaku është i teti në mesin e më të pasurve, ai ka gjithsej 2,664,147.70 euro.

Fatmir Rexhepi dhe Emin Gerbeshi janë po ashtu në listën e më të pasurve. Rexhepi posedon 2,301,320.00 euro kurse Gerbeshi 2,189,370.00 euro./Telegrafi/